Zemra e Tiranës, njësia #8 i bashkohet thirrjes “Të pastrojmë Tiranën”

administrator
Read Time1 Minute, 12 Seconds

Të mbash qytetin pastër nuk është vetëm përgjegjësi institucionale por edhe e vetë individëve të cilët jetojnë në këtë mjedis. Siç duket qytetarët janë bërë më të ndërgjegjshëm dhe më të kujdeshëm për mjedisin ku jetojnë. Sot qindra qytetarë i janë bashkuar nismës të `Pastrojmë Tiranën`.

Që prej orës 8.00 të mëngjesit të sotëm qytetarë e vullnetarë të shumtë i janë bashkuar aksionit të Bashkisë së Tiranës për të pastruar Tiranën, duke u shpërndarë në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Aksioni filloi  Kombinati, me pastrimin e varrezave të Sharrës dhe më pas vijoi në të gjitha njësitë administrative.

Por edhe njësia 8 ka dhënë kontributin e saj duke ndërgjegjësuar qytetarët për impaktin që ata kanë në mjedis.

Të rinjtë e njësisë #8 janë angazhuar në pastrimin e vendit duke përcjellë mesazhin se nëse secili do ndihmonte sadopak ne mirëmbajtjen e mjedisit përreth, Shqipëria dhe Tirana jonë do të ishte më e pastër dhe më e bukur.

Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme. Për një qytet më të pastër, të gjelbërt e më të bukur do të ishte mirë që ditë pas ditë të kontribuonim në mirëmbajtjen e mjedisit që na rrethon.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Stacione Shqiptare

Të mbash qytetin pastër nuk është vetëm përgjegjësi institucionale por edhe e vetë individëve të cilët jetojnë në këtë mjedis. Siç duket qytetarët janë bërë më të ndërgjegjshëm dhe më të kujdeshëm për mjedisin ku jetojnë. Sot qindra qytetarë i janë bashkuar nismës të `Pastrojmë Tiranën`. Që prej orës 8.00 […]