Zbulohen 8 pako bombë në Greqi

administrator
Read Time1 Minute, 9 Seconds

Pak ditë pasi zarfa me përmbajtje eksplozivi u dërguan në Ministrinë gjermane të Financave dhe në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, policia greke ka zbuluar edhe tetë zarfa të tjerë. Zarfat bombë u zbuluan në qendrën e seleksionimit të Postës greke, në Krioneri të Athinës. Sipas autoriteve mësohet se dy prej zarfave kishin në shënjestër kreun e Eurogrupit dhe komisionerin evropian për ekonominë, Pierre Moscovic.

Disa ditë më parë bomba te ngjashme, i`u dërguan nëpërmjet postës ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble dhe një tjetër në zyrat e FMN-së, ku u plagos edhe një punonjës gjatë hapjes së saj.
Ndërkohë edhe në tetë pakot-bombë, të gjetura në zyrën postare në Athinë, është përdorur i njëjti mekanizëm shpërthyes si në dy bombat e dërguara disa ditë më parë në adresë të Schauble dhe zyrave të FMN-së.

Sulmet e disa ditëve më parë me pako-bombë ndaj ministrit gjerman të Financave dhe zyrave të FMN-së, i kanë marrë përsipër grupi “Komploti i Celulave të Zjarrit”. I njëjti grup ka realizuar sulme të ngjashme edhe gjatë vitit 2010, ku nëpërmjet postës i`u dërguan bomba zyrtarëve të lartë europianë, mes të cilëve, Angela Merkel, Silvio Belruskoni dhe Nikola Sarkozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja cilat janë vendet më të lumtura në botë

Pak ditë pasi zarfa me përmbajtje eksplozivi u dërguan në Ministrinë gjermane të Financave dhe në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, policia greke ka zbuluar edhe tetë zarfa të tjerë. Zarfat bombë u zbuluan në qendrën e seleksionimit të Postës greke, në Krioneri të Athinës. Sipas autoriteve mësohet […]