Vullkani Etna plagos dhjetëra persona

administrator
Read Time50Seconds

Etna, vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë, ka dhënë shenja të rrezikshme paralajmëruese javët e fundit, duke “surprizuar” herë pas herë banorët me shtëllunga tymi e llave, por shpërthimi më i frikshëm ndodhi një ditë më parë duke plagosur dhjetëra persona.

Një ekip i rrjetit televiziv britanik “BBC” dhe disa turistë kanë pësuar lëndime të lehta pas shpërthimit të rrezikshëm të vullkanit siçilian. “Shumë të plagosur, lëndime dhe djegie,” shkroi në Twitter reporterja e “BBC”. Vullkani më i madh i kontinentit shpërtheu me rrjedhje të mëdha llave dhe shtëngulla tymi e avulli, të cilat goditën grupin e turistëve dhe reporterët e “BBC”. 10 persona u dërguan në spitalet lokale ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë evakuuar nga mali.

Vullkani Etna, më aktivi në Europë, hodhi në ajër copa llave për të tretën herë në tri javët e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Maqedoni, vijojnë protestat kundër gjuhës shqipe

Etna, vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë, ka dhënë shenja të rrezikshme paralajmëruese javët e fundit, duke “surprizuar” herë pas herë banorët me shtëllunga tymi e llave, por shpërthimi më i frikshëm ndodhi një ditë më parë duke plagosur dhjetëra persona. Një ekip i rrjetit televiziv britanik […]