Vritet gazetari i njohur dhe fitues i disa çmimeve

administrator
Read Time45Seconds

Gazetari meksikan Havier Valdez, fitues i disa çmimeve për hetimet e tij, është qëlluar për vdekje në shtetin veri-perëndimor të Sinaloas. Ai u vra kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës së tij në qytetin Kuliakan, ku Valdez punonte.

Valdez, 50 vjeç, mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në vitin 2011 për mbulimin ndaj trafikut të drogës. Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë gjatë këtij viti.

Duke folur në promovimin e librit të tij vitin e kaluar, ai tha: “Të jesh gazetar është sikur të jesh në listën e zezë”. Gjatë karrierës së tij që përfshin gati tre dekada, Valdez shkroi gjerësisht mbi trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Presidenti Macron takohet me Kancelaren Merkel

Gazetari meksikan Havier Valdez, fitues i disa çmimeve për hetimet e tij, është qëlluar për vdekje në shtetin veri-perëndimor të Sinaloas. Ai u vra kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës së tij në qytetin Kuliakan, ku Valdez punonte. Valdez, 50 vjeç, mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp […]