Vota zgjedh KM Bio – Lulzim Basha produkt sere!

administrator
Read Time2 Minutes, 6 Seconds

Zhvillimi më i rëndësishëm politik i javës që lamë pas ishte marrëveshja e 18 majit Rama-Basha, marrëveshje e cila bëri të mundur që opozita të futej në zgjedhje dhe t`i jepte kështu fund bojkotit. Paketa Mcallister dhe marrëveshja mes dy kampeve politike, kush doli më i fituar nga kjo paketë kryeministri apo kreu i opozitës, vettingu dhe sa i realizueshëm është ky proces, ishin kryefjala e së dielës në “E Diell” me Adi Krastën, ku i ftuar ishte dhe deputeti socialist, Ervin Bushati.

“E rëndësishme është që fitoi Shqipëria dhe shqiptarët. Sot jemi në një fazë më të zhvilluar të demokracisë, aty ku interesat kombëtare të shoqërisë janë mbi ato politike”. Kështu është shprehur deputeti Bushati duke theksuar edhe njëherë se reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme në këto vite tranzicion. “Përsa kohë do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësinë do të kemi patjetër mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Përsa kohë që ne mendojmë se kemi një njeri që bën punën dhe që po ndryshon Shqipërinë, do të kemi kemi prap mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Nuk mendoj që pavarësisht respektit që mund të kenë njerëzit për tendat apo serat, a bëjnë domate apo kastraveca shumë të mirë, të gjithë e dimë serat nuk prodhojnë dot udhëheqës të mirë dhe për katër vite nuk mendoj se zoti Basha është gati të qeverisë shqiptarët”.

Përsa i përket argumentave që kanë qarkulluar këto ditë në media, kush doli i humbur dhe i fituar nga kjo marrëveshje, Bushati ka nënvizuar se mbi të gjitha ka fituar vendi dhe qytetarët, ka fituar demokracia. “Sot ne ditëm të ruajmë demokracinë, ditëm të ruajmë vlerat. Kryeministri u tregua i vetëpërmbajtur, më tolerat dhe arriti një kompromis shumë më të madh sesa ai që pritej për të patur një situatë sot më të paqtë, sepse nuk na duhej opsioni kamikaz i Lulzim Bashës i cili ishte i gatshëm të përdorte edhe butonin e dhunës për të çliruar situatën dhe të gjithë bashkë mendoj që do ta kemi të qartë që Partia Socialiste gjithmonë ka qenë forcë e parë dhe do të jetë vazhdojë të jetë forcë e parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 23 maj?

Zhvillimi më i rëndësishëm politik i javës që lamë pas ishte marrëveshja e 18 majit Rama-Basha, marrëveshje e cila bëri të mundur që opozita të futej në zgjedhje dhe t`i jepte kështu fund bojkotit. Paketa Mcallister dhe marrëveshja mes dy kampeve politike, kush doli më i fituar nga kjo paketë […]