Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Bleona Hoxha
Read Time52Seconds

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, ka porositur të mërkurën, në fjalimin vjetor për gjendjen e bllokut, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pjesën më të madhe të fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen ia kushtoi krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, masat që ka ndërmarrë BE-ja për t’u përballur me këtë krizë si dhe prioritetet e BE-së për të ardhmen.

Procesin e zgjerimit të BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, von der Leyen e ka përmendur vetëm shkurtimisht në fjalimin e saj, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta Express. 

Presidentja e Komisionit Evropian, në mënyrë të veçantë e ka përmendur vendimin e BE-së për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur këtë vendim si historik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Japoni, roboti I parë që shërben në dyqan

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, ka porositur të mërkurën, në fjalimin vjetor për gjendjen e bllokut, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pjesën më të madhe të fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, von der […]