Vogue: Shqipëria e Kosova, ndër 9 destinacionet më aventureske

administrator
Read Time1 Minute, 23 Seconds

Mendoni se të qënit aventurier do të thotë të eksperimentosh apo të vizitosh vende të cilat mund të të rrisin adrenalinën? Mendoni se aventurat mund t`i përjetosh në vende ekzotike apo malore?

Mos u mendoni shumë, pasi adrenalinë dhe kënaqësi mund të gjesh edhe duke vizituar destinacione të ndryshme shqiptare. Këtë nuk e themi vetëm ne por e thotë edhe revista “Vogue”, e cila i ka dedikuar  një shkrim Shqipërisë dhe Kosovës duke i cilësuar si një nga vendet të cilat duhet të vizitohet gjatë 2017-ës.

“Me shtigje të reja dhe shtëpiza të hapura përreth globit, kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë, për të veshur çizmet tuaja të ecjes dhe për të nisur një aventurë në disa nga destinacionet më të bukura në botë”, shkruan revista e njohur “Vogue” për destinacionet që çdo grua aventuriere duhet të vizitojë në 2017.

Nëse ju kërkoni të shkoni në malet e Amerikës së Jugut, ose të ngjiteni në malet e egra evropiane, apo të shikoni pinguinët në Antarktid, tani është koha për t’u njohur me shumicën e vendeve më të paeksploruara të botës.

Në vendet e Ballkanit përmenden Kosova dhe Shqipëria si vende atraktive për ecje malore. “Gjatë udhëtimit mund të njiheni me trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit, duke qëndruar në fshatrat lokale që gjenden në zonat malore apo në bregdet”, theksohet në shkrimin e revistës. Destinacionet kryesore që çdo grua duhet të vizitojë në 2017 janë Peruja, Antarktida, Australia Perendimore, Finlanda, Kanadaja, Ballkani, Nepal , Jordani dhe Kenia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kopenhagen, qyteti i biçikletave

Mendoni se të qënit aventurier do të thotë të eksperimentosh apo të vizitosh vende të cilat mund të të rrisin adrenalinën? Mendoni se aventurat mund t`i përjetosh në vende ekzotike apo malore? Mos u mendoni shumë, pasi adrenalinë dhe kënaqësi mund të gjesh edhe duke vizituar destinacione të ndryshme shqiptare. […]