Vlora çel sezonin turistik

administrator
Read Time45Seconds

Sezoni turistik 2017 thuajse erdhi. Edhe pse pak na ndan nga stina e verës, temperaturat e nxehta kanë trokitur dhe ftojnë qytetarët t`i bashkohen stinës së nxehtë.

Ato që e ndjenë më së shumti ardhjen e verës janë vendet bregdetare, të cilat tashmë kanë hapur `dyert` për turistët vendas dhe të huaj.

Dje ka qenë qyteti bregdetar i Vlorës i cili ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për këtë vit, me një koncert të organizuar në Lungomare me pjesëmarrjen e disa prej artistëve më në zë të skenës shqiptare.

Por përveç turizmit detar, Vlora ofron edhe turzimin historik dhe atë të natyrës. Disa nga monumentet kryesore të cilat janë të hapura për t’u vizituar janë kalaja e Kaninës, kalaja e Himarës, kalaja e Porto Palermos në Himarë si dhe Manastiri i 40 Shënjtorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Portugalia fiton trofeun e Festivalit Europian të Këngës

Sezoni turistik 2017 thuajse erdhi. Edhe pse pak na ndan nga stina e verës, temperaturat e nxehta kanë trokitur dhe ftojnë qytetarët t`i bashkohen stinës së nxehtë. Ato që e ndjenë më së shumti ardhjen e verës janë vendet bregdetare, të cilat tashmë kanë hapur `dyert` për turistët vendas dhe […]