Vijojnë protestat në Rumani

administrator
Read Time41Seconds

Protestat qytetare që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë në Rumani vijojnë. Më mijëra njerëz kanë protestuar në sheshin Viktoria në Bukuresht, para ndërtesës së parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar. Demonstruesit kanë formuar një flamur të madh të Bashkimit Evropian me fletë letre dhe veshje. Ata thanë se protesta e tyre tregon mbështetjen për BE-në dhe vlerat e saj. Rumunët i kanë nisur protestat qysh në fillim të shkurtit, pasi kryeministri Sorin Grindeanu nënshkroi një dekret që lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar. Si pasoje e trysnisë së fortë qytetare, dekreti më pas u shfuqizua dhe ministri i drejtësisë dha dorëheqjen,  por protestat vazhdojnë duke kërkuar largimin e gjithë qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ohri, një ndër 10 qytetet më të bukura për t`u vizituar

Protestat qytetare që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë në Rumani vijojnë. Më mijëra njerëz kanë protestuar në sheshin Viktoria në Bukuresht, para ndërtesës së parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar. Demonstruesit kanë formuar një flamur të madh të Bashkimit Evropian me fletë letre dhe […]