VIDEO/ Përplasje politike në ceremoninë e 76-vjetorit të betejës së Gerhotit

Editor
Read Time1 Minute, 23 Seconds

Përkujtimi i 76-vjetorit të betejës së Gerhotit është shoqëruar me përplasje të forta mes dy partive të Ballit Kombëtar dhe PD-së.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm drejtues të lartë të PD-së, si Enkelejd Alibeaj dhe ata të Ballit, por pjesmarrësit kanë reaguar ashpër ndaj tyre dhe kanë kërkuar që ata të largohen, pasi kanë tradhtuar kauzën e tyre.

Kreu i PD Gjirokastër, Dasho Aliko, tha se përplasja ndodhi se aty ka shkuar i paftuar Artur Roshi, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat.

“Sot është 14 shtatori, 76-vjetori i të rënëve në luftën në Grehot që u vranë nga sistemi i kohës.

Kur ishim gati duke filluar homazhet, erdhi dhe zoti Roshi që ishte i paftuar dhe u fut në turmë. Ne nuk mund të pengonim askënd.

Një grup tjetër i vendosur nga Alimadhi (Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Balli Kombëtar, aktualisht deputet) erdhi dhe filluan të debatonin përse Roshi është këtu, ata janë tradhtarë.

Konflikti ishte mes Roshit dhe pjesës tjetër të përfaqësuesve.

Mendoj se ishin futur nga Alimadhi, megjithëse ata i shanë të dy deputetët që janë futur në Kuvend.

Më erdhi keq sepse ceremonia ishte e organizuar nga PD.

Mendoj se ishte një luftë mes dy Partive të Ballit për zona influence.

Ata nuk kishin asgjë me PD, madje na thanë përse ka ardhur Roshi këtu.

Ata thanë se ju shkelët gjakun e të rënëve sepse shkelët në një parlament që drejtohet nga ata që i kanë vrarë”, tha Aliko.

(TemA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Goditet me thikë në Tiranë/ Kush është autori i dënuar më parë ?

Përkujtimi i 76-vjetorit të betejës së Gerhotit është shoqëruar me përplasje të forta mes dy partive të Ballit Kombëtar dhe PD-së. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm drejtues të lartë të PD-së, si Enkelejd Alibeaj dhe ata të Ballit, por pjesmarrësit kanë reaguar ashpër ndaj tyre dhe kanë kërkuar që […]