Video/ Lulin nuk e voton as gjaku i tij në Njësinë #8

Editor
Read Time1 Minute, 27 Seconds

Që Lulin nuk e beson më askush, nuk është lajm i ri, pasi vetë në kampin e demokratëve thuhet se ai gënjen edhe për orën. Por, ajo që ka ndodhur ditën e djeshme në çerdhen nr.13 në Njësinë nr.8 në Tiranë tregoi se Bashën nuk e voton as gjaku i tij.

Në inagurimin e shtëpisë së vogëlushëve në Zemrën e Tiranës, veç kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe deputetit Ervin Bushati, mes pjesëmarrësve ishte i pranishëm edhe kushëriri i Lulit të çadrës. Më saktësisht, djali i xhaxhait.

Zemra e Tiranës disponon një video, e cila është kryer gjatë inagurimit të çerdhes 13 në Njësinë nr.8, ku dëgjohen batutat e Veliajt me kushëririn e Bashës. Ky i fundit përgëzon kryebashkiakun për punën tij.

Kujtojmë që Basha ka jetuar në Njësinë nr.8 përpara se të transferohej në shtëpinë luksoze tek Liqeni. Në vitin 2015 Basha dhe PD u mundën bindshëm nga Veliaj dhe Partia Socialiste në këtë njësi, ku në 4 vite gjatë drejtimit të Bashkisë nuk ka kryer asnjë investim për zonën ku ka kaluar fëmijërinë.

Braktisja e Bashës thellohet çdo ditë e më shumë. Qytetarët nuk i besojnë më sepse e shohin ndryshimin mes punës dhe gjumit. Ky fakt u konfirmua edhe nga kushëriri i tij, i cili në vend të çadrës së gënjeshtrave dhe tërheqjes së vëmendjes me fjalë boshe ka zgjedhur të përgëzojë shërbimin që qytetarët marrin nga institucionet.

Më poshtë video

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Fundjava vjen ndryshe nën petkun e kulturës

Që Lulin nuk e beson më askush, nuk është lajm i ri, pasi vetë në kampin e demokratëve thuhet se ai gënjen edhe për orën. Por, ajo që ka ndodhur ditën e djeshme në çerdhen nr.13 në Njësinë nr.8 në Tiranë tregoi se Bashën nuk e voton as gjaku i tij. Në […]