Vetting Tremb Z.Basha

administrator
Read Time1 Minute, 50 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ashtu si çdo fundjavë ka qenë i ftuar në “E Diell” me Adi Krastën, aty ku debati mer tjetër format përballë pyetjeve të kronometruara. Protesta e opozitës, deklaratat e  ambasadorit të BE-së në Tiranë, Bernd Borchardt për ekzistencën e 2mld eurove që mund të përdoren për blerjen e votës, deklaratat e eurodeputetit Fleckenstain për protestën e PD-së si dhe konsistenca e kryeministrit në lidhje me situatën politike në vend, ishin disa nga çështjet më pikante të diskutuara.

-Edhe 40 ditë dhe futemi në terren elektoral, por opozita i druhet këtyre zgjedhjeve dhe këtë e tregon tenda e PD-së e cila përdoret nga zoti Basha si alibi, sepse ai e di mirë që këto zgjedhje i ka të humbura. Kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vetëm drejtësia mund të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme që zoti Basha kërkon. Ai e di shumë mirë por ka frikë.

-Basha i druhet drejtësisë, sepse ai e di mirë që nesër kur të zbatohet reforma në drejtësi do mjaftojë një gjyqtar i drejtë, (si ai në Siatwll i cili hodhi poshtë urdhërin e presidentit Trump), që të marrë dosjen e  rrugës Rrëshen-Kalimash me një miliard e gjysëm kontartë të firmosur prej tij dhe zoti Basha mund të jetë nesër i inkriminuar. Kësaj i druhet ai dhe ajo kasta që është fshehur në tendën e strucit dhe ka frikë të dalë prej andej.

-Ajo që sot e dimë të gjithë është që nuk ka forcë që mund të ndryshojë drejtimin e votës sepse po të kishte qënë e mundur do të ishte bërë në shumë mandate. Nuk ka forcë që e ndalon demokracinë, ama duhet të jemi para faktit që drejtësia në fund duhet t`i ndëshkojë njerëzit që manipulojnë demokracinë, vjedhin votën apo ndryshojnë vullnetin e popullit dhe këtë e garanton vetëm drejësia. Ky është paradoksi i PD-së që nuk po e kupton dot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bangladeshi njeh Kosovën si shtet të pavarur

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ashtu si çdo fundjavë ka qenë i ftuar në “E Diell” me Adi Krastën, aty ku debati mer tjetër format përballë pyetjeve të kronometruara. Protesta e opozitës, deklaratat e  ambasadorit të BE-së në Tiranë, Bernd Borchardt për ekzistencën e 2mld eurove që mund të […]