Versioni Hirushja e vitit 2017/ opinion nga Anna Hotaj

administrator
Read Time2 Minutes, 0 Seconds

E kanë fajin ndoshta përrallat me të cilat jemi rritur apo  rolet gjinore ende shumë të ndara dhe të identifikueshme, që femrat ende e kërkojnë shpëtimin tek meshkujt.

Vajzat u rritën duke parë Hirushen, vajzën që fati nuk e kishte favorizuar dhe që jeta e saj ndryshoi vetëm pasi njohu rastësisht princin. A nuk ndodh kjo ende? Një vend si Shqipëria, me probleme në punësim, meritokraci, varfëri, kontroll të lartë të prindërve mbi fatin e vajzave, a nuk kërkojnë ende shpëtimin këto vajza tek një mashkull? A nuk kërkojnë prindërit që rolin e përkujdesit dhe të kontrollit t‘ja pasojnë bashkëshortëve, pasi rritet vajza?

Por ne me vonesë mësuam që përrallat nuk janë të vërteta dhe realiteti është shumë ndryshe nga çfarë duket. Prandaj  shumë vajza ende janë në kerkim të atij princi, të cilin fati nuk po ja u sjell, sic ia solli Hirushes.

Ndoshta po të na kishin mësuar në fëmijëri sesa e rëndesishe është pavarsia, të mbështetesh me forcat e tua, të na familjarizonin me fjalet tradhëti, ndarje, realitet, zhgënjime ndoshta shumë femra do ishin më të përgatitura ndaj zgjedhjeve dhe botës së ashpër.

Dhe çfarë ndodh? Realizohet në film një përrallë version Hirusheje për vajzat e rritura, dhe kinematë mbushen plot. Kinemate u mbushen plot e përplot me femra, për premierën e filmit 50 Hijet e Grejit, për pjesen e dytë gjasat janë të njëjta.

Por në këtë përrallë tregohet jo vetem se sa shumë e dashuron djali i pasur, vajzën e varfer pa kushte, por tregon dhe se si ata bejne seks. Dhe nuk është nevoja për të thyer tabutë e seksin, ajo cfarë e bën këtë film kaq të ndjekur sepse ajo tashme është thyer, kërkohet vetëm më shumë edukim dhe liri në të shprehur për ta kuptuar. Ajo çfarë e bën atë kaq shumë të ndjekur, është rikthimi dhe njehere në ëndrrat e fëmijërisë të frymëzuara nga përrallat. Idealizimi i dashurisë, vleresimi i femrës nga një mashkull dhe nxjerra nga statusi i ulët socio-ekonomik i tyre.

Pra, nevoja e femrave për meshkuj cilësor.

 

nga A.Hotaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çmimet BAFTA, “La La Land” rrëmben 5 çmime

E kanë fajin ndoshta përrallat me të cilat jemi rritur apo  rolet gjinore ende shumë të ndara dhe të identifikueshme, që femrat ende e kërkojnë shpëtimin tek meshkujt. Vajzat u rritën duke parë Hirushen, vajzën që fati nuk e kishte favorizuar dhe që jeta e saj ndryshoi vetëm pasi njohu […]