Venecia, Niveli i detit po rritet me shpejtësi

Editor
Read Time2 Minutes, 48 Seconds

Të reja jo shumë të mira për qytetin e Venecias. Niveli i ujit është rritur më shumë sesa ishte parashikuar dhe matjet tregojnë se qendra e qytetit po zhytet më me shpejtësi nga sa mendohej. Dhe jo vetëm kaq: po përkulet drejt lindjes. Nuk bëhet fjalë vetëm për ujin që ngrihet, por edhe për bazamentin e tokës që po pëson ulje. Kjo dihej nga studiuesit, por fakti që po i shqetëson ata është se “ulja” e bazamentit po ndodh me një shpejtësi më të madhe nga sa ata kishin parashikuar. Ulja ndodh me 2 mm në vit që prej vitit 2000 deri në vitin 2010.Pra përveç ndotjes së madhe të ujërave të lagunës së Venecias studiuesit italianë po përballen edhe me probleme që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e bazamentit të këtij qyteti.

E ndërtuar në mes të një lagune në skajin veriperëndimor të Adriatikut, Venecia lidh 118 ishuj. Lumenjtë që përfundojnë në det, derdhin sasira të mëdha lymi në ujërat e cekëta bregdetare. Në këtë zonë, veprimtaria e baticave, e zbaticave dhe e rrymave detare kanë formuar një si zinxhir me rripa rëre që izolojnë këtë lagunë të qetë, e cila është rreth 51 kilometra e gjatë dhe 14 kilometra e gjerë. Tri dalje të ngushta në det bëjnë të mundur qarkullimin e trafikut detar dhe lejojnë që në kohë baticash, niveli i ujit të ngrihet deri në një metër. Një burim thotë: «Për shekuj të tërë, laguna ka qenë stacioni i fundit për trafikun e dendur të anijeve tregtare që lundronin për në veri të Adriatikut ose të mjeteve udhëtuese që zbrisnin nga Evropa Qendrore dhe Veriore nëpërmjet lumenjve ose karvanëve.»

Studiuesit mendojnë se origjina e qytetit daton aty midis shekullit të pestë dhe të shtatë të e.s., kur barbarët u dyndën grupe-grupe nga veriu, duke djegur dhe duke plaçkitur banorët e gadishullit. Njerëzit ia mbathën nga frika e plaçkitësve dhe shumë prej tyre u strehuan në ishujt e lagunës. Ndonëse në këta ishuj mezi shkohej, atje banorët ishin më të sigurt.

Dokumente të lashta tregojnë se ndërtimet e para u ngritën mbi një themel të ndërtuar me drurë të zhytur në baltë dhe të ndërthurur me degë të holla pemësh ose me kallama. Më vonë, venecianët ndërtuan shtëpi të gurta që ngriheshin mbi një themel të përbërë nga mijëra hunj. Mirëpo ishujt e Rialtos, të cilët më vonë u bënë qendra e qytetit, shpesh mbuloheshin me ujë dhe nuk ishin aq të qëndrueshëm dhe aq të mëdhenj sa të strehonin fluksin e madh të të shpërngulurve. Prandaj ishujt duheshin drenazhuar dhe zgjeruar me anë të sistemeve primitive të bonifikimit të tokave. E kështu banorët hapën kanale ku të kalonin varkat dhe i përforcuan ishujt që të bënin gati vende ndërtimi më të përshtatshme. Kanalet filluan t’u shërbenin banorëve si rrugë dhe sipër kanaleve u ndërtuan ura për t’ua lehtësuar këmbësorëve kalimin nga njëri ishull te tjetri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 17 maj?

Të reja jo shumë të mira për qytetin e Venecias. Niveli i ujit është rritur më shumë sesa ishte parashikuar dhe matjet tregojnë se qendra e qytetit po zhytet më me shpejtësi nga sa mendohej. Dhe jo vetëm kaq: po përkulet drejt lindjes. Nuk bëhet fjalë vetëm për ujin që […]