Vendimi i Kryesisë Socialiste/Bushati dhe Spiropali, kryetarë të PS-së në Tiranë

Kledina Skëndo
Read Time49Seconds

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste. Kësaj mbledhje i ka paraprirë një mbledhje tjetër që zhvilloi Rama me kabinetin qeveritar, ku edhe ka shpalosur planin për vitin 2020.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë u morën vendime me një rëndësi tejet të veçantë, si ai i mbajtjes së Kongresit me datë 29 shkurt, por edhe vendime që lidhen me strukturën e Partisë Socialiste.

Deputeti Ervin Bushati dhe ministrja Spiropali, ishin dy emrat të cilët u miratuan në Kryesi, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.

Vendosja e deputeit Bushati dhe Spiropalit në krye të PS-së, mendohet të jetë hapi i rradhës që do ta çojë partinë drejt progresit.

Dy emrat u miratuan nga dakordësimi i plotë i anëtarëve të Kryesisë, të cilët besojnë se Bushati dhe Spiropali do të mirëorganizojnë punën dhe do ta çojnë PS-në në lartësinë e duhur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Në mesin e fëmijëve, Rama uron Krishtlindjet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste. Kësaj mbledhje i ka paraprirë një mbledhje tjetër që zhvilloi Rama me kabinetin qeveritar, ku edhe ka shpalosur planin për vitin 2020. Gjatë mbledhjes së Kryesisë u morën vendime me një rëndësi tejet të veçantë, si ai i […]