Veliaj takim me Asamblenë e zgjeruar të  Njësisë #8/ Çdo ditë nga një punë konkrete

Editor
Read Time2 Minutes, 25 Seconds

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PS ka zhvilluar pasditen e djeshme një takim me Asamblenë e zgjeruar të  Njësisë numër 8 në kryeqytet, apo siç njihet ndryshe “Zemra e Tiranës”.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputeti socialist Ervin Bushati dhe kryetarja e PS në këtë njësi Aida Llazani.

Veliaj foli gjatë takimit të djeshëm për transformimin e Njësisë #8 në vetëm një vit e gjysëm punë, ku blloqe banimi janë rehabilituar, gjithashtu disa shkolla, kopshte dhe çerdhe.

Kryebashkiaku tha se dhe në ato pjesë që ende nuk është ndërhyrë tërësisht, po evidentohen problematikat për të krijuar planin e investimeve. Veliaj theksoi se ndryshimi në disa lagje është vetëm çështje kohe.

“Nuk ka kaluar një ditë në këto një vit e gjysmë qe të mos kemi bërë një punë konkrete. Pra, është vetëm çështje kohe sa të vijmë ne çdo njësi. Kemi bërë ristrukturimin urban të bllokut që kufizohet nga rrugët “Memo Meto” dhe “Ferit Xhajko”, rikualifikim të rrugës “5 Maji”, rehabilitim të rrjetit të rrugës “Siri Kodra”, nga unaza deri te kryqëzimi i rrugës “Besa”, rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit te rruga “Siri Kodra”, rehabilitimin e tregut te “4 dëshmorët”, e shume investime në rrugë të veçanta.

Gjithashtu, kemi pasur vetëm me DPN1, 901 metra katrorë rrugë të asfaltuara, 413 metra katrorë trotuare të riparuara, 427 metra katror trotuare të reja. Kemi bërë rehabilitimin e sistemit ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Kombit”, ndërtimin e shkollës së re “Servete Maçi”, kemi filluar rikonstruksionin te “Shkolla e kuqe”, rikonstruksion dhe shtesë kati te çerdhja 13, kopshti nr. 19 te rruga “Musa Maçi, rikonstruksioni i kopshtit nr 6”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Bushati kërkoi nga strukturat socialsite të evidentojnë problematikat në zonë, qoftë ato të vogla, për të krijuar mundësitë e ndërhyrjes. Një nga pikat ku deputeti socialist u ndal ishte procesi i legalizimeve, një problem i mbartur prej kohësh në këtë zonë, por që Bushati u shpreh se po merr një tjetër drejtim gjatë qeverisjes së PS.

Gjithashtu, deputeti Bushati u fokusua tek heqja e zonës muzeale në Njësinë 8, si një premtim i mbajtur dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin urbanistik dhe ekonomik të kësaj zone.

Një detaj interesant ishte pritja që strukturat socialiste i bënë kryebashkiakut Veliaj. Ky i fundi vlerësoi maksimalisht punën në këtë zonë duke falënderuar deputetin Ervin Bushati, kryetaren Aida Llallazani dhe socialistët e Njësisë nr.8 që siç u shpreh ai kanë treguar të bëjnë diferencën.

Më poshtë disa nga fotot e takimit të Erion Veliajt me Asamblenë e zgjeruar të PS#8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Heqja e statusit “Zonë Muze”/ Veliaj dëgjesë publike me banorët e Njësisë #8

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PS ka zhvilluar pasditen e djeshme një takim me Asamblenë e zgjeruar të  Njësisë numër 8 në kryeqytet, apo siç njihet ndryshe “Zemra e Tiranës”. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputeti socialist Ervin Bushati dhe kryetarja e PS […]