Veliaj në Kombinat, inspekton punimet në shkollën ‘1 Qershori’

Bleona Hoxha
Read Time42Seconds

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi ditën e sotme kantierin ku po vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “1 Qershori”.

“Po punojmë me shpejtësi që shkolla “1 Qershori” të kapë 1 qershorin e 100 vjetorit të Tiranës, si një shkollë e re, si një shkollë e shtuar, jo vetëm në numër klasash, por edhe me ambiente të reja sportive për futboll, volejboll, basketboll dhe palestër”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi gjithashtu se aktualisht në kryeqytet janë hapur mbi 100 kantiere ndërtimi, ku 20 prej tyre janë shkolla.

Sipas Veliajt, fokusi i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet do të vihet kryesisht tek fëmijët, si e ardhmja e vendit.

‘Investimi tek ky brez është garancia më e mirë se të nesërmen do të kemi europianë dinjitozë që menaxhojnë qytetin dhe shtetin tonë’, shtoi së fundmi kryebashkiaku.

 

’Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Reforma Zgjedhore/Bushati: Ka qenë gjithmonë vullnet i PS-së

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi ditën e sotme kantierin ku po vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “1 Qershori”. “Po punojmë me shpejtësi që shkolla “1 Qershori” të kapë 1 qershorin e 100 vjetorit të Tiranës, si një shkollë e re, si një shkollë e shtuar, jo vetëm në numër klasash, […]