Veliaj në Kavajë, në ceremoninë e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 53 Seconds

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijuar truin e tij në Kavajë, e cila ishte dhe ndalesa e e radhës e turit për ceremoninë e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.

Veliaj shprehu se kemi shansin që 100 vitet e ardhshme të jenë më të mira se ato që lamë pas. Duke falenderuar popullin e Kavajës për kontributin e dhënë në ditët e vështira të 1920-ës, kur qeveria zhvendosej drejt kryeqytetit të ri, kryebashkiaku pohoi se edhe sot, shoqërisë i duhet të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

“Nuk do të jenë 100 vite të lehta, por kemi shansin që të jenë 100 vite më të mira se ato që lamë pas. Ashtu si 100 vjet më parë, edhe sot, çdo ditë, kemi detyrë të marrim vendime. Një nga vendimet që morëm dje në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i cili mund të duket i thjeshtë, është ai për “Shportën e Bebes”; pra, secila bebe që lind në qytetin e Tiranës merr një shportë me nevojat bazë për muajt e parë të jetës, si dhe një libër për prindërit e rinj, që të mësojnë prindërimin. Me këtë dua të them se nëse shoqëria jonë rrit familje të forta, mund të kemi një shtet dhe një qytet të fortë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se ashtu si pas tërmetit, kur shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë më shumë punë të mira.

“Do të duhet të marrim vendime të rëndësishme për tërmetin dhe rindërtimin. Ky është viti i ringritjes, me banesa, me lagje, me komunitete të reja. Ndaj, miqtë e mi, nëse para 100 vitesh gjyshërit tanë kishin zgjuarsinë, mençurinë dhe kurajën që të merrnin vendime të guximshme në Lushnjë, në Rrogozhinë, në Kavajë, në Shijak, në Tiranë, për 100 vitet e tjera do të duhet që të kemi jo vetëm kurajën, por duhet të përveshim mëngët që të punojmë më shumë, të duhemi më shumë, të bashkëpunojmë më shumë, e ta çojmë përpara Shqipërinë dhe atdheun tonë”, theksoi së fundmi Veliaj.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tirana 100 vjet kryeqytet, Veliaj njofton festën e madhe

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijuar truin e tij në Kavajë, e cila ishte dhe ndalesa e e radhës e turit për ceremoninë e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Veliaj shprehu se kemi shansin që 100 vitet e ardhshme të jenë më të mira se ato që lamë pas. Duke […]