Veliaj në Baldushk: Konsumimi i produkteve vendase, akt i madh patriotik

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 1 Second

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi ditën e sotme hapjen e Tregut të Shpendëve nga Agjencia për Administrimin e Tregjeve, e cila do të funksionojë deri më 31 dhjetor.


“Më vjen mirë që si çdo vit, Baldushku është epiqendra e festimeve, epiqendra e Tiranës Rurale, që furnizon me produkte bio kryesisht gjelin e detit, por edhe produktet e tjera të serave dhe të fushave, në tryezat e Tiranës, e ndoshta përtej saj, në gjithë Shqipërinë. E kemi filluar këtë traditë para 4 vitesh dhe shohim sesi çdo fermer dhe çdo familje që jeton tregtinë e gjelave të detit e ka shtuar nga 40 apo 50% prodhimin do vit. Mezi pres që edhe këtë vit qytetarët e Tiranës të orientohen te Baldushku, Ndroqi, Peza, Vaqarri, Farka, Bërzhita, Krraba, Petrela, si mënyra më e mirë që paraja të lëvizë brenda zonës”, tha Veliaj.


Kryebashkiaku Erion Veliaj vuri theksin te konsumimi i produkteve vendase, si mënyra më e mirë për të rikuperuar ekonominë e zonave të prekura nga tërmeti.

“Konsumi i produkteve vendase është padiskutim akti më i madh patriotik që mund të bëjmë në këtë situatë post-tërmeti ku ne ndodhemi”, deklaroi Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Me kë është ‘Tata’?! Intervistë ekskluzive me legjendën e futbollit shqiptar, Blendi Nallbani

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi ditën e sotme hapjen e Tregut të Shpendëve nga Agjencia për Administrimin e Tregjeve, e cila do të funksionojë deri më 31 dhjetor. “Më vjen mirë që si çdo vit, Baldushku është epiqendra e festimeve, epiqendra e Tiranës Rurale, që furnizon me produkte bio kryesisht gjelin e […]