Veliaj letër urimi nxënësve të Tiranës: “Jeni aleatët e mi, më jepni kurajo për transformimin e qytetit tonë”

Bleona Hoxha
Read Time3 Minutes, 5 Seconds

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dërguar nga një letër urimi në ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësve të kryeqytetit.

 

Në letrën me këshilla për ta, Veliaj shprehet se për kthimin e tyre në shkolla në këtë vit të vështirë si pasojë e pandemisë, Bashkia ka përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar.

“Për kthimin tuaj në shkolla, ne kemi përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që, e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar. Jam i vetëdijshëm se mësimi në distancë ka paraqitur shumë sfida për ju dhe familjen tuaj, por ne në Tiranë dimë të bëhemi bashkë edhe në kohërat më të vështira. Ndaj, kam shumë besim tek ju, mësuesit, dhe familjet tuaja, që së bashku do ta kthejmë këtë sfidë në një përvojë të jashtëzakonshme jetësore”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë shton se shumë shpejt Tirana do të ketë gati 28 shkolla të reja, 17 prej të cilave po ndërtohen në Tiranë, e bashkë me Qeverinë po rindërtohen edhe 11 të tjera që u dëmtuan nga tërmeti.

“Dy tërmetet dhe pandemia na mësuan se në jetë mund të humbasim gjithçka, por jo atë që kemi në kokë, dijen. Kjo shpjegon pse për Bashkinë e Tiranës shkollat e reja janë një mision i përditshëm sepse bëhen për të ardhmen tuaj. Krahas 17 shkollave të reja që po ndërtohen në
Tiranë, bashkë me Qeverinë, po rindërtojmë edhe 11 shkolla të tjera, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. Për ne është e rëndësishme që ju të mësoni në kushte më të mira, në hapësira më të mëdha, të stërviteni në palestra e fusha sportive të reja, të kryeni mësimin në laboratorë të
mirëpajisur”, thuhet në letër.

 

Teksa i cilëson si aleatët e tij më të mirë për transformimin e qytetit, Veliaj jep edhe lajmin e mirë të shndërrimit të Piramidës në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit. “Këtë mision nuk mund ta çojmë të vetëm përpara, pa ju, aleatët e mi më të mirë, që më jepni kurajë dhe energji për transformimin e qytetit tonë! Për këtë, ju falenderoj nga zemra! Kjo
është arsyeja pse çdo ditë, një orë nga koha ime, e ndaj me të rinj të zgjuar dhe ambiciozë, ku njihem me idetë dhe planet tuaja fantastike dhe diskutojmë sesi mund t’i realizojmë ato bashkërisht. Prandaj, jam kaq entuziast që Piramida po shndërrohet shpejt në një “katedrale të
edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit”.
Në letrën dërguar çdo nxënësi në kryeqytet, Veliaj shprehet se shumë punë janë përpara.

“Shumë punë na presin! Por, hap pas hapi, sfidë pas sfide, sukses pas suksesi, së bashku po ndërtojmë qytetin që Ju ëndërroni, sepse do të jeni ju ata që do ta rishkruani atë që është e pamundur sot, në atë që do të jetë e mundur nesër. Besoni në veten tuaj, siç beson familja juaj dhe unë tek Ju. Gjithmonë fansi juaj më i madh”, shkruan Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kosovë, Ministrja e Jashtme udhëton për në Hagë, do të flasë për vizat me homologun holandez

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dërguar nga një letër urimi në ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësve të kryeqytetit.   Në letrën me këshilla për ta, Veliaj shprehet se për kthimin e tyre në shkolla në këtë vit të vështirë si pasojë e pandemisë, […]