Veliaj: Jo kthim pas, na mbështesni që Tiranës t’i shkojë puna mbarë

Editor
Read Time2 Minutes, 15 Seconds

Partia Socialiste zhvilloi ka zhvilluar një takim me votues të herës së parë në njësinë 5 në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh anëtari i Kryesisë së PS-së Erion Veliaj, u bërë thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime. Veliaj solli në vëmendje se shumë nga investimet e nisura rrezikojnë të mbeten në mes, në mos të prishen, nëse e djathta vjen në pushtet.” Nuk dua t’ju rreshtoj të gjithë gjërat që kemi bërë në njësinë 5, por di t’ju them që siç u bënë, edhe mund të prishen, se u nis të bëhej sheshi “Skënderbej” dhe u prish, u nis të mbaronte Zogu i Zi dhe u prish. Sot vërtet jemi shumica të rinj, por jo edhe aq të rinj sa të mos mbajmë mend që brenda jetës sonë dhe memories sonë, gjëra të mira në këtë qytet janë prishur. Ndaj dhe është e rëndësishme që jo vetëm të fitojmë bindshëm, por bindshëm të marrim pjesë. Besojmë që secili do jetë në detyrën e vet dhe një ekip i mirë funksionon kur s’ka nevojë që dikush të na kujtojë përditë detyrën që ne duhet të bëjmë. Çohuni çdo mëngjes me një ide fikse, të flemë çdo darkë me një ide fikse, për ta nxjerrë Partinë Socialiste të Shqipërisë superfituese dhe njësinë 5 në ballë të fitores sonë”, tha Veliaj!

Veliaj deklaroi se nuk është e rëndësishme vetëm që Partia Socialiste të fitojë bindshëm, por mbi të gjitha që e gjithë njësia 5-së të shkojë për zgjedhje.Duke vlerësuar përfshirjen e mjaft të rinjve në listat për kandidatë për deputetë, Veliaj theksoi se ky është tregues se PS beson tek të rinjtë. “Unë besoj që jemi sot në ditët e shkëlqyera të FRESH të Pandeli Majkos, ku sërish djemtë e vajzat e FRESH janë kudo në listën e PS. Unë do të doja për dinjitetin e tyre, për fuqizimin e tyre dhe për forcën që rinia ka në PS, ne të japim të gjithë votat për PS dhe FRESH tonë.  Ne duhet të jemi në çdo cep të njësisë 5 dhe për të gjithë punët që kemi bërë duhet t’u themi njerëzve të njësisë, nëse doni që punët të vazhdojnë, që puna të vijojë, na mbështesni, me Pandin dhe gjithë deputetët e tjerë, në Parlamentin shqiptar, që Tiranës t’i shkojë puna mbarë”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 16 maj?

Partia Socialiste zhvilloi ka zhvilluar një takim me votues të herës së parë në njësinë 5 në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh anëtari i Kryesisë së PS-së Erion Veliaj, u bërë thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime. Veliaj solli në vëmendje se shumë nga investimet […]