Vazhdojnë inspektimet në Njësinë 8, Ekspertët hungareze vleresojnë godinat e Institucioneve arsimore.

Kledina Skëndo
Read Time2 Minutes, 4 Seconds

Ekspertët hungarez, të cilët ndodhen në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kanë inspektuar sot godinat arsimore në zonën e njësisë 8. Të pranishëm në inspektim deputeti i zonës z. Ervin Bushati, Ekspertët Hungarez, drejtuesit e shkollave dhe administratori i Njësisë 8 z.Dritan Dango. për ti risiguruar prindërit që fëmijët e tyre janë të sigurtë në ambjentet e shkollave.    

 

Inspektimet u zhvilluan në shkollën 9-vjecare “Skënder Caci”, ku drejtuesja e këtij instiucioni znj. Dorina Sulce u shpreh se: Sot me ndërhyrjen e deputetit të zones 8 Z.Ervin Bushati, i cili bëri të mundur ardhjen e inxhiniereve Hungarez për inspektimin e shkollës tonë, u konstatua se shkolla nuk përbën rrezik për nxënësit. Ditët në vijim do ju paraqes dhe Akt-Konstatimin nga ana e tyre. Falenderoj deputetin Z.Ervin Bushati për ndërhyrjen e menjehershme”. 

Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” , inspektim i kryer në datën  21-Shtator 2019

 Një tjetër godinë arsimore që u morë në inspektim ishte dhe Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” . Kjo godinë ishte inspektuar në vlerësimin që ju bë dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21-Shtatorit. Për të risiguruar që të mos kishtë ambjente të pasigurta për nxënësit e këtij institucioni, u bë vlerësimi i ndërtesës. Drejtuesi i këtij institucioni z. Emiliano Lule citoi se: “Nga inspektimi i kryer nga ekspertët Hungarez, rezultoi që shkolla është në gjendje të mirë, dëmtime ka pasur vetem në sistem ngrohes me kaldaja si dhe plasaritje të mureve ekzistuese. Masa alternative janë ndërmarrë duke instaluar kondicioner në klasat për ngrohje, ndërkohë që punohet për riparimin e sistemit të Kaldajave”.

 

Deputeti z. Ervin Bushati i pranishëm në cdo vlerësim të godinave u shpreh se: “Vëmendja maksimale për institucionet e arsimit! Duke falenderuar dhe shprehur mirënjohje pafund miqëve tanë Hungarez, për të siguruar që godinat nuk kanë dëmtime nga tërmeti. Ringrihemi më të fortë!

Administratori i njësisë z. Dango, tregon që inspektimet dhe vlerësimet në terren do vazhdojnë deri sa të gjithë banorët e njësisë të ndihen të sigurtë për banesat e tyre. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bizneset përzënë Jorida Tabakun

Ekspertët hungarez, të cilët ndodhen në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kanë inspektuar sot godinat arsimore në zonën e njësisë 8. Të pranishëm në inspektim deputeti i zonës z. Ervin Bushati, Ekspertët Hungarez, drejtuesit e shkollave dhe administratori i Njësisë 8 z.Dritan Dango. për […]