Vatikani, vendi më i vogël në botë

administrator
Read Time3 Minutes, 1 Second

Vatikani vendi i shenjtë. Kjo është fjala e parë që na vjen ndër mend kur përmendet ky vend. Karakteristika të tjera me të cilin e lidhim këtë vend është Papa, bazilika e Shën Pjetrit, Muzeu i Vatikanit.

Shtet i vogël por i fuqishëm, është nocioni që lirisht mund ta lidhim me Vatikanin. Të gjithë e dimë se atje qëndron Ati i shenjtë, por Vastikani ka edhe disa element të tjerë karakterizues të cilat mund të mos I keni dëgjuar më parë, si përshembull se çafrë nodh me hekurudhën, dashuria ndaj verës e disa gjëra të tjera ndoshta të padëgjuara më parë.

1-Banorët e Vatikanit pijnë më shumë verë se kudo tjetër në botë

Vatikani konsumon më së shumti verë për kokë banori dhe sipas statistikës, secili banor i Vatikanit pi 54,26 litra verë. Kjo nuk ka të bëjë me faktin se në Vatikan jetojnë pijanecët, por vera përdoret rregullisht gjatë riteve fetare.

2-Në këtë vend është hekurudha më e shkurtër në botë

Kjo hekurudhë dhe treni quhen “Papa ekspres”, dhe është inaguruar në vitin 1934. Hekurudha e Vatikanit është e gjatë 1,3 kilometra dhe lidh një stacion në Vatikan me stacionin hekurudhor të Romës.. Kjo linjë hekurudhore dikur ka shërbyer për transportin e Papës, por ama vitet e fundit e ka ndryshuar dedikimin dhe në rastet më të shpeshta janë importuar mallra nga Italia në Vatikan. Gati është harruar kjo hekurudhë, e cila konsiderohet edhe një ndër sekretet e Vatikanit.

3-Numri më i madh i turistëve

Pas konsumimit të verës, Vatikani është në majë të listave botërore edhe për nga numri i vizitorëve. Kjo nuk është aspak për t`u habitur, sepse në Vatikan jeton një numër relativisht i vogël njerëzish, por vendi është me rëndësi dhe vlerë të madhe kulturore e historike. Për shembull, vetëm muzeumet e Vatikanit, gjatë vitit i vizitojnë mbi 5.5 milion vizitor.

4-Papa ka gardën e vet

Garda zviceriane është e ngarkuar për ruajtjen e Papës. Në të bëjnë pjesë 135 ushtar zvicerian. Për t`u bërë pjesë e gardës, duhen plotësuar disa kushte: duhet poseduar shtetësi zviceriane, duhet të jesh shtatlartë të paktën 174 cm, të jesh 19 deri në 30 vjeç si edhe duhet të jesh pjestar i besimit katolik.

5-Vatikani ka një ndër postat më të mira në botë

Shërbimet e postës së Vatikanit përdoren në masë, duke patur parasysh naming që I ka dalë si një ndër postat më të mira në botë. Çdo vit, dhjetra mijëra turist dërgojnë kartolina por edhe shumë qytetar të Romës vijnë për të dorëzuar dërgesat e tyre në Vatikan.

6-Këtu nuk mund të “nderoheni” me vulë në pasaportë

Është mbase lajm i keq për koleksionistët e vulave në pasaporta, sepse këtu nuk mund të merrni vulë në pasaportë.

7-Asnjë nga banorët e Vatikanit nuk është i lindur në Vatikan

Shtetësia e Vatikanit natyrisht nuk fitohet e as nuk merret me lindje në Vatikan, por shtetësinë e kanë ata që jetojnë dhe punojnë atje. Nëse dikush ju pyet se pse nuk mundet të fitohet shtetësia me lindje, përgjigja është e thjeshtë, Vatikani nuk ka spitale.

8-UNESCO dhe Vatikani kanë marrëdhënie të veçanta

Vatikani është i vetmi shtet që UNESCO e ka tërësisht në listën e Trashëgimisë Kulturore në Botë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kush paguhet më shumë

Vatikani vendi i shenjtë. Kjo është fjala e parë që na vjen ndër mend kur përmendet ky vend. Karakteristika të tjera me të cilin e lidhim këtë vend është Papa, bazilika e Shën Pjetrit, Muzeu i Vatikanit. Shtet i vogël por i fuqishëm, është nocioni që lirisht mund ta lidhim […]