Ushtrimet fizike që bëjnë mirë për zemrën

administrator
Read Time1 Minute, 18 Seconds

Zemra është motorri i trupit dhe shëndeti i saj është jetik për njeriun. Sëmundjet e zemrës fatkeqësisht janë shtuar dhe të prekur janë ata të cilët nuk tregojnë kujdesin e duhur. Kujdesi fillon së pari me ushqimet që konsumojmë çdo ditë por edhe sesa aktiv dhe të përfshirë jemi me aktivitetet fizike.

Ushtrimet aerobike janë një mënyrë për të mbajtur zemrën të shëndetshme. Ushtrime të tilla si joga, vrapi apo biçikleta. Gjithashtu dhe noti është një sport i shkëlqyer për shëndetin e zemrës.

Streçing është një tjetër mënyrë. Ushtrime të tilla janë të lehta, mund të bëhen si nxemje ose pas stërvitjes. Disa herë në javë ushtrime të tilla janë të nevojshme. Gjithmonë lehtë dhe pa u rënduar.

Përpos ushtrimeve të lartpërmendura edhe ushtrimet me pesha janë të sugjeruara. Flasim gjithmonë për pesha jo shumë të rënda, që nuk e sforcojnë por e ushqejnë zemrën.

Të mbajturit trupin në lëvizje është zgjidhja më e mirë për shëndetin. Sikur të reduktonit përdorimin e ashensorit dhe të ngjisnit avash shkallët do të ishtë një përmirësim, apo të shtonit shëtitjet e qeta në natyrë.

Sa thamë më sipër, janë ushtrime të përgjithshme për të vënë në lëvizje zemrën. Por, për të qenë më të bindur për veprimet që bëni duhet të konsultoheni me mjekun apo me një trajner fitnesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Makinat e reja për vitin 2017

Zemra është motorri i trupit dhe shëndeti i saj është jetik për njeriun. Sëmundjet e zemrës fatkeqësisht janë shtuar dhe të prekur janë ata të cilët nuk tregojnë kujdesin e duhur. Kujdesi fillon së pari me ushqimet që konsumojmë çdo ditë por edhe sesa aktiv dhe të përfshirë jemi me […]