Ushqyerja me gji e mban zemrën e nënës të shëndetëshme

administrator
Read Time1 Minute, 16 Seconds

Ushqyerja i bën shumë mirë shëndetit të zemrës së nënave. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar së fundmi në Revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Ky studim përfshiu rreth 290 mijë nëna që jetojnë në Kinë, të cilat dhanë informacion për numrin e fëmijëve që kishin lindur, nëse i kishin ushqyer me gji dhe për sa kohë. Kërkuesit i ndoqën këto nëna për një periudhë 10 vjecare, ndërsa vunë re se nënat që ushqenin beben e tyre me gji, kishin 9 përqind më pak rrezik për ndonjë sëmundje apo sulm në zemer. Interesant ishte fakti që nënat të cilat kishin më shumë se një fëmijë dhe i kishin ushqyer ata me gji për më shumë se dy vjet, e ulnin rrezikun për sëmundje zemre me 18% dhe rrezikun për sulm në zemër me 17% në krahasim me nënat që nuk i kishin ushqyer asnjëherë fëmijët e tyre me gji.

Ky efekt i ushqyerjes me gji mbetej njësoj i fortë edhe nëse nënat ishin të prekura nga faktorë si kolesteroli, duhanpirja apo obeziteti. Megjithatë, ky studim nuk nënkupton se gratë të cilat nuk ushqejnë me gji domosdoshmërisht duhet të vuajnë nga probleme të zemres. Por, ushqyerja me gji mund të ndikojë në uljen e rreziqeve me të cilat përballet zemra, duke ndryshuar metabolizmin e grave pasi ato lindin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

I nxehti afrikan, Franca shpall alarmin portokalli

Ushqyerja i bën shumë mirë shëndetit të zemrës së nënave. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar së fundmi në Revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës. Ky studim përfshiu rreth 290 mijë nëna që jetojnë në Kinë, të cilat dhanë informacion për numrin e fëmijëve që kishin lindur, nëse […]