Udhëzimi i ri për maturantët

Editor
Read Time1 Minute, 5 Seconds

Një vit më parë pati shumë debate e e reagime të maturantëve dhe opinionit publik mbi Ligjin e ri të Arsimit. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon udhëzimin e ri për pranimin e maturantëve në universitet. Në këtë udhëzim parashikohet përmirësim i skemës së pranimit të të rinjve, si shkurtimi i afateve dhe mundësia e çregjistrimit të fituesve për t’u rifutur sërish në garë. Këto ndryshime për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla përmirësojnë formulën ekzistuese dhe e bëjnë imune ndaj sulmeve politike.

Sipas ministres, maturantët e këtij viti pritet të kenë lehtësira më të mëdha për pranimet në universitet duke synuar nga Ministria e Arsimit pamundësi atakimi të formulës së re të rekrutimeve, të imponuar nga ligji i ri i arsimit të lartë që bazohen në meritë.

Ministrja e cilëson këtë lëvizje në kohën e duhur pasi ka informuar maturantët sa duhet për ndryshimet që pritet të ndodhin.

Këto ndryshime vijnë pas diskutimeve me maturantët dhe sugjerimet që kanë ardhur nga çdo universitet për ta thjeshtuar skemën e cila për ta është e duhura dhe ulur afatet e konkurrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nis rindërtimi i Rrugës së Dibrës, me korsi të dedikuar dhe të mbrojtur për biçikletat

Një vit më parë pati shumë debate e e reagime të maturantëve dhe opinionit publik mbi Ligjin e ri të Arsimit. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon udhëzimin e ri për pranimin e maturantëve në universitet. Në këtë udhëzim parashikohet përmirësim i skemës së pranimit të të rinjve, […]