TYRBJA E KAPLLAN PASHËS

administrator
Read Time1 Minute, 22 Seconds

Tyrbja e Kapllan Pashësështë varri monumental i Kapllan Pashë Toptanit, administratorit të Tiranës gjatë periudhës osmane, vdekur në vitin 1819. Tyrbja, e ndodhur në qendër të kryeqytetit është ndërtuar në fillim të shekullit XIX.

Kjo tyrbe ndodhet përballë monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe në krah të Xhamisë së E’them Beut. Pozicioni strategjik e bën këtë monument të vizitueshëm nga shumë turistë. Ajo është e ndërtuar me gurë të gdhendur në formë tetëkëndëshi me tetë faqen e cila ngrihet mbi kolona monolitike me bazament të ulët. Kolonat janë të gjata e me ndarje dypjesëshe. Mbi bazament ngrihet kolona e cila ka në përbërje gurë të thjeshtë e mbi to vazhdon pjesa prej guri me dekor bimor. Mes tyre, kolonat lidhen me tetë harqet të dekoruara me një gjethe akanthi të stiluara në reliev. Këto harqe krijojnë harmoni dhe vecanti të monumentit. Në krye vazhdon arkada me një kornizë, muri i të cilës ka një kurorë të hapur, pa çati dhe pa kube. Mbi këtë monument ka një mbishkrim për Kapllan Pashën nga i cili pjesa e vetme e lexueshme ështe viti 1816.

Tybja e Kapllan Pashës shquhet për elegancën e arkadës dhe punimin e detajeve. Për shkak të dëmtimeve të shumta, gjatë këtij viti ka përfunduar restaurimi i plotë i këtij monumenti. Kjo Tybe ka marrë një vend të vecantë, ku është krijuar hapsira e cila nxjerr në pah bukurinë dhe vecantinë historike e arkitekturore të cilën ajo përfaqëson.

#tironaevjeter #qytetiim

#ZemraeTiranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

MREKULLIA BALLKANIKE NË BASHKËJETESËN FETARE

Tyrbja e Kapllan Pashësështë varri monumental i Kapllan Pashë Toptanit, administratorit të Tiranës gjatë periudhës osmane, vdekur në vitin 1819. Tyrbja, e ndodhur në qendër të kryeqytetit është ndërtuar në fillim të shekullit XIX. Kjo tyrbe ndodhet përballë monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe në krah të Xhamisë së E’them […]