Turqi, gjyqi i puçistëve të 15 korrikut

administrator
Read Time56Seconds

Puçi i 15 korrikut 2016 ende nuk është harruar. Gjatë ditës së sotme në Turqi u majt seanca e parë e gjyqit për 221 të dyshuarit si organizatorë të grushtit të shtetit. Mes të akuzuarve figurojnë edhe anëtarët e të ashtëquajturit Këshilli i Paqes ne Vend, të cilët do të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Ankara dhe cilësohen nga autoritetet si pjestarë të organizatës terroriste Gyleniste. Në seancat e sotme u paraqitën 48 të akuzuar, nën masa të rrepta sigurie. Në gjykatë, për ruajtjen e sigurisë u angazhuan 1.500 pjestarë të xhandarmërisë.

Grushti i shtetit i 15 korrikut, i cili zgjati më pak se 24 orë, la pas 208 viktima të cilët vinin nga radhët e antipuçistëve dhe 20 ushtarakë puçistë u vranë. Më shumë se 6 mijë të dyshuar u arrstuan vitin që shkoi, mes tyre figura të larta të ushtrisë turke si dhe gjyqtarë. Sipas qeverisë turke, puçi u organizua nga ndjekësit e Fetullah Gylenit, i cili u akuzua nga Erdogan se kërkonte të rrëzojë atë nga pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mbahet në Lushnjë edicioni i 9-të i Festivalit Folklorik të Valles Popullore

Puçi i 15 korrikut 2016 ende nuk është harruar. Gjatë ditës së sotme në Turqi u majt seanca e parë e gjyqit për 221 të dyshuarit si organizatorë të grushtit të shtetit. Mes të akuzuarve figurojnë edhe anëtarët e të ashtëquajturit Këshilli i Paqes ne Vend, të cilët do të […]