Turizmi në Shqipëri, kontribut të drejtpërdrejtë në GDP

administrator
Read Time1 Minute, 19 Seconds

Turizmi mbetet një nga sektorët strategjik që gjeneron të ardhura të shumta në ekonomi. Këtë e vërtetojmë duke parë shifrat, ku viti 2016 ka sjellë rritje të kontributit të turizmit në ekonominë e vendit, pasi ky tregues kapi shifrën e 127.7 miliardë lekëve, ç`ka është e barabartë me 8.4% të GDP-së. Ndërsa për 2017, sipas raportit të `Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve për Impaktin Ekonomik të Turizmit`, kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në ekonomi pritet të rritet me 5.2% .

Po sipas parashikimit afatgjatë të këtij këshilli, në vitin 2027, industria e turizmit do të gjenerojë 244 miliardë lekë, shifër kjo ekuivalente me 10.8% GDP-së. Investimet në sektorin e turizmit janë projektuar të rriten me 9.2% në 2017-ën nga 28.9 miliardë lek që ishin në 2016-ën. Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve pret që investimet në turizëm dhe ato në udhëtime të arrijnë 52.9 miliarde lek në 2027-en.

Vitin e shkuar, industria e turizmit mbështeti në mënyrë të drejtpërdrejtë 85,500 vende pune, ndërsa këtë vit këshilli projekton që ky numër të rritet me 3.2%. Sipas raportit, 120 mije vende pune do te mbeshteten nga turizmi ne vitin 2027.

Këtë vit Shqipëria pritet të tërheqë 4.26 milione turistë të huaj, ndërsa në 2027-ën ky numër parashikohet të kapë shifrën e 6.25 milionëve.

Në vitin 2016-të, Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit e vendosi Shqipërinë të 29-ën në listën e 185 vendeve në aspektin e kontributeve të drejtpërdrejta në GDP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: Shteti ligjor, kryefjala e kësaj qeverie

Turizmi mbetet një nga sektorët strategjik që gjeneron të ardhura të shumta në ekonomi. Këtë e vërtetojmë duke parë shifrat, ku viti 2016 ka sjellë rritje të kontributit të turizmit në ekonominë e vendit, pasi ky tregues kapi shifrën e 127.7 miliardë lekëve, ç`ka është e barabartë me 8.4% të […]