Tryeza me opozitën/Bushati: Zhvillim për politikën shqiptare

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Deputeti Ervin Bushati dhe njëherazi kreu i PS-Tiranë ishte i ftuar në studion e gazetarit Sokol Balla, ku foli hapur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend si edhe për marrëdhëniet me opozitën.

I pyetur lidhur me  tryezën për Reformën Zgjedhore, Bushati shprehu se ky është një zhvillim për politikën shqiptare sepse debatet zgjidhen në tryeza.

‘Ky është një nga ato raste kur politika shqiptare meriton të quhet politikë europiane dhe pavarësisht të gjithë zërave apo kritikave, është një hap shumë i rëndësishëm’, u shpreh deputeti socialist.

Më tej Bushati pohoi se po ndodh një përmirësim i klimës politike në vend dhe kjo gjë shihet si diçka tejet pozitive.

‘Ne me opozitën nuk jemi gladiatorë, jemi dy ekipe, takohemi dhe të gjithë duan që fëmijët tanë të jetojnë më mirë. Koncepti “ i paqes” nga njëra anë dhe “ i luftës” nga ana tjetër, si edhe dramatizimi në media, shkon keq te qytetarët’, deklaroi kreu i PS-Tiranë.

Më tej deputeti socialist theksoi se mazhoranca dhe opozita nuk janë kundërshtarë dhe as armiq, por janë garues brenda të njëjtit sistem.

 

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: 

‘Zemra e Tiranës’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dekriminalizimi/Bushati: Reforma në Drejtësi, pika më e fortë e PS-së

Deputeti Ervin Bushati dhe njëherazi kreu i PS-Tiranë ishte i ftuar në studion e gazetarit Sokol Balla, ku foli hapur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend si edhe për marrëdhëniet me opozitën. I pyetur lidhur me  tryezën për Reformën Zgjedhore, Bushati shprehu se ky është një zhvillim për […]