Reforma Zgjedhore/Bushati: Ka qenë gjithmonë vullnet i PS-së

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 15 Seconds

Kreu i PS-Tiranë ishte i ftuar në studion e televizitonit “Syri Tv” ku foli rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, duke nisur që nga ulja në tryezë me opozitën e deri te çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

I pyetur nga gazetarja për negocimin me opozitën dhe uljen në tryezë, deputeti i familjes socialiste shprehu se ulja në tryezë ka qenë gjithmonë vullnet i Partisë Socialiste.

“Mazhoranca është në të njëjtën linjë që ka qenë dhe para një apo dy vitesh. Ne që në shtator të 2019 kemi miratuar Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe kjo për të treguar vullnetin dhe dëshirën tonë për t’u ulur në bisedime si edhe u kemi lënë hapësirën e nevojshme për të sjellë gjithë rekomandimet e tyre’, deklaroi Bushati.

Më tej deputeti i Partisë Socialiste shtoi se ftesa ndaj opozitës ka qenë e sinqertë dhe e gjerë nga ana e tyre.

‘Ne jemi gati të flasim si me forcat parlamentare, ashtu edhe me ato që nuk janë të tilla, pra të kalojmë përtej faktit se kush është opozita e vërtetë. Ne nuk paragjykojmë dhe nuk vëmë kushte se kë kemi në atë tavolinë, ne jemi të hapur dhe kemi të njëjtin vullnet për të bërë më mirë’, shprehu së fundmi kreu i PS-Tiranë.


Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Reforma Zgjedhore/Bushati: Sistem zgjedhor i depolitizuar dhe automatizuar

Kreu i PS-Tiranë ishte i ftuar në studion e televizitonit “Syri Tv” ku foli rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, duke nisur që nga ulja në tryezë me opozitën e deri te çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. I pyetur nga gazetarja për negocimin me opozitën dhe […]