Trump, valë akuzash ndaj mediave në Amerikë

administrator
Read Time50Seconds

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vijuar sërish të sulmojë mediat. Në një miting të organizuar në Florida, Trump ka sulmuar sërish median duke e akuzuar atë për publikim të lajmeve false, duke thënë se media nuk dëshiron të raportojë të vërtetën dhe se ka një axhendë të sajën.

Ai është shprehur se media është e pandershme dhe se ka publikuar lajme false për administratën e tij. Trump i`u drejtua turmës së mbledhur në qytetin Melburn të gadishullit juglindor se do të krijohen zona të sigurta në Siri, për të cilat tha se dëshironte që shpenzimet për krijimin dhe operimin e tyre të mbroheshin nga vendet arabe në rajonin e Gjirit Persik.

Ndërkohë Trump ka shtuar se krijimi i këtyre zonave në Siri, por edhe në vendet e tjera që ndodheshin në një konflikt të armatosur do të mbante jashtë SHBA-së, terroristët e mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Spanjë, protesta për pranimin e refugjatëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vijuar sërish të sulmojë mediat. Në një miting të organizuar në Florida, Trump ka sulmuar sërish median duke e akuzuar atë për publikim të lajmeve false, duke thënë se media nuk dëshiron të raportojë të vërtetën dhe se ka një […]