Transformimi i vendit/Bushati: Duhet durim dhe kohë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 8 Seconds

I ftuar në studion e Vila 24, deputeti Bushati ka folur rreth transformimit të vendit dhe punën që po realizon çdo ditë qeveria shqiptare.

Deputeti socialist përmendi shprehjen ’Nuk rritet dashi natën e bajramit’, ku edhe la të nënkuptohet se gjërat e mira duan kohën dhe durimin e duhur.

‘Nuk mund të bëjmë në 20 vite apo në 30 vite atë që vendet e tjera e kanë bërë në 300 vite, kjo gjë do edhe pak durim. Shqipëria e ka nisur vonë ekonominë e tregut, kapitalizmin apo demokracinë’, u shpreh deputeti Bushati.

Më tej ai shtoi se në 30 vite nuk mund të presësh që gjithçka të jetë si në Francë apo në Gjermani, ashtu siç e shohim në rrjete sociale.

‘Njerëzit bëhen të paduruar kur shohin në internet se çfarë ndodh jashtë. Sigurisht që e meritojnë të kenë atë që shohin, por kjo nuk mund të bëhet aq shpejt, të paktën këtu në Shqipëri’, deklaroi ai.

Bushati gjithashtu shprehu se duke parë edhe traumën e madhe që ka kapluar vendin kohët e fundit, shëndeti vjen mbi të gjitha, të tjerat janë dytësore dhe të arritshme, për sa kohë i kemi vetë në dorë.

 

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: 

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

472 shërbime online, Rama: Marrin fund radhët e pritjes për qytetarët

I ftuar në studion e Vila 24, deputeti Bushati ka folur rreth transformimit të vendit dhe punën që po realizon çdo ditë qeveria shqiptare. Deputeti socialist përmendi shprehjen ’Nuk rritet dashi natën e bajramit’, ku edhe la të nënkuptohet se gjërat e mira duan kohën dhe durimin e duhur. ‘Nuk […]