Toyota drejt prodhimit të makinës fluturuese

administrator
Read Time1 Minute, 2 Seconds

Makinat fluturuese ende duken si diçka të fantashkencës e të jashtëzakonshme, pavarësisht nga numri i madh i zbulimeve të rëndësishme vitet e fundit. Por kësaj radhe është Toyota që shpreson të sjellë këtë teknologji më pranë nesh. Japonezët të cilët mbahen si njerëz të cilët shpikin gjëra të jashtëzakonëshme kësaj here janë përqëndruar tek makinat fluturuese.

Mësohet se Toyota japoneze do të financojë 354.000 dollarë grupin Kartivator që vepron jashtë qytetit të Toyota në Japoninë Qendrore. Makina e quajtur `Skydrive` e cila përdor teknologjinë e një droni do të ketë 3 rrota dhe 4 helika. Skydrive, me gjatësi 2.9 metra dhe gjerësi 1.3 metra, mendohet se do të jetë makina më e vogël fluturuese në botë por me një shpejtësi maksimale të parashikuar prej 100 km/h dhe udhëton në lartësinë 10 metra mbi tokë. Ekipi prej 30 personash shpreson që makina të prodhohet shpejt që të mund të përdoret për të ndezur flakën në Lojrat Opilmike që do të mbahen në Tokyo në 2020.

Pra nuk thonë kot se japonezët ecin gjithnjë me hapa të shpejtë dhe janë gjithnjë në zhvillime paralele me shkencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rusi, qyetarët në protesta kundër kryetarit të bashkisë Sobyanin

Makinat fluturuese ende duken si diçka të fantashkencës e të jashtëzakonshme, pavarësisht nga numri i madh i zbulimeve të rëndësishme vitet e fundit. Por kësaj radhe është Toyota që shpreson të sjellë këtë teknologji më pranë nesh. Japonezët të cilët mbahen si njerëz të cilët shpikin gjëra të jashtëzakonëshme kësaj […]