TIRANA VISHET ME TË BARDHA PAS 32 VITESH

administrator
Read Time43Seconds

Mbrëmja e djeshme ka zbardhur kryeqytetin. Rreth orës 20.00 të mbrëmjes të së mërkurës qytetarët e Tiranës kanë mundur të shohin flokët e para të dëborës të cilat mbuluan kryeqytetin. Të vegjël e të rritur nuk e anashkaluan këtë shfaqje e cila prej 32 vitesh nuk ishte parë në kryeqytet.

Rrugët e lagjet e Tiranës u mbushën me njerëz të cilët të mrekulluar me lumturinë e bardhësisë vërshuan të luajnë me topa bore, të shtriheshin mbi dëborë e të vraponin duke harruar moshën apo edhe të ftohtin i cili prej ditësh ka mbërthyer vendin.

Të qeshura pafund, argëtim foto e video kanë shoqëruar këtë surprizë të janarit. Një mbrëmje e cila u duk sikur i uroi mirëseardhjen vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

MEDIA: LIRI & PËRGJEGJËSI

Mbrëmja e djeshme ka zbardhur kryeqytetin. Rreth orës 20.00 të mbrëmjes të së mërkurës qytetarët e Tiranës kanë mundur të shohin flokët e para të dëborës të cilat mbuluan kryeqytetin. Të vegjël e të rritur nuk e anashkaluan këtë shfaqje e cila prej 32 vitesh nuk ishte parë në kryeqytet. […]