Tirana 100 vjet kryeqytet, Veliaj njofton festën e madhe

Bleona Hoxha
Read Time53Seconds

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se më 11 shkurt, pikërisht në ditëlindjen e 100 të Tiranës si kryeqytet, do të organizohet një festë e madhe.

Kryebashkiaku Veliaj me anë të një njoftimi në rrjete sociale bën me dije se në këtë festë për Tiranën do të jenë të ftuar këngëtarët që janë të lidhur shumë me Tiranën.

Veliaj gjithashtu ka shprehur  se festa do të organizohet në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19:00 e në vijim.

‘Ku ka si Tirona’. Në datën 11 shkurt, Tirona mbush 100vjet Kryeqytet! Do bëjmë një superfestë me aheng me këngëtarët më të mirë që i kanë dedikuar jetën, pasionin, zemrën, këngëve të Tironës. Ju presim te sheshi ‘Nënë Tereza’ në orën 7 të mbrëmjes, me dolli, me raki, me qejf, me muzikë, me familje, me kushërinj, me gjithë çfarë ju do zemra, për t’i uruar Tiranës Gëzuar Ditëlindjen.” deklaroi Veliaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Veliaj: Së shpejti do të krijojmë Agjencinë e Sportit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se më 11 shkurt, pikërisht në ditëlindjen e 100 të Tiranës si kryeqytet, do të organizohet një festë e madhe. Kryebashkiaku Veliaj me anë të një njoftimi në rrjete sociale bën me dije se në këtë festë për Tiranën do të jenë […]