Tirana, 100 vjet kryeqytet/Veliaj: Çdo lagje do të ketë sheshe për argëtimin e fëmijëve

Bleona Hoxha
Read Time42Seconds

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i pranishëm sot në sheshin ‘Medreseja’ ku edhe deklaroi se për këtë 100-vjetor të Tiranës si kryeqytet, sheshi iu kthye qytetarëve.

‘Hapësira mes Rr. së Dibrës dhe Rr. “5 Maji” është sot një shesh pushimi për kalimtarët, me ndriçim, gjelbërim dhe hapësirë për aktivitete social-kulturore’, deklaroi kryebashkiaku.

Më tej Veliaj shtoi se çdo lagje do të ketë sheshe për argëtimin e fëmijëve, ndaj pikat e referimit në qytet do të kthehen në origjinë.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë edhe hapësira para Selvisë, pjesë e njësisë nr. 8 u shndërrua në një kënd të vogël lojrash për fëmijët e zonës dhe një shesh pushimi për të rriturit.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama dhe Veliaj në Surrel, inspektojnë shkollën e rikonstruktuar “Ymer Lala”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i pranishëm sot në sheshin ‘Medreseja’ ku edhe deklaroi se për këtë 100-vjetor të Tiranës si kryeqytet, sheshi iu kthye qytetarëve. ‘Hapësira mes Rr. së Dibrës dhe Rr. “5 Maji” është sot një shesh pushimi për kalimtarët, me ndriçim, gjelbërim dhe hapësirë për aktivitete social-kulturore’, deklaroi […]