Tirana 100 vjet kryeqytet/Gjuzi-Bushatit, dhuratë mes deputetësh

Bleona Hoxha
Read Time54Seconds

Nga foltorja e Parlamentit, aty ku jemi mësuar t’i shohim teksa flasin për miratim ligjesh dhe të debatojnë me njëri-tjetrin, seanca e kësaj rradhe mori një konotacion komplet tjetër, duke qenë se shënjonte dhe pragun e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.

Teksa po mbante fjalën e tij, deputeti i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në shenjë simboli të kësaj dite i propozoi deputetit të familjes socialiste, Ervin Bushati, që në çdo Komision të vendoset flamuri kombëtar.

Me vete në foltore, Gjuzi mbante flamurin kombëtar të qëndisur nga familja e Kazazëve dhe e Belishovajve, të cilin ia ka dhuruar kreut të Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushatit.

“Ky flamur duhet të jetë në çdo Komision dhe në çdo institucion”, u shpreh Gjuzi.

Më tej deputeti socialist, Bushati pasi pranoi me dashamirësi dhuratën e ofruar, theksoi se me rastin e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet,në çdo Komision do të vendoset flamuri kombëtar, si për të shënjuar këtë ditë historike.

’Zemra e Tiranës’

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: JO qeveri kujdestare, zgjedhjet janë në 2021

Nga foltorja e Parlamentit, aty ku jemi mësuar t’i shohim teksa flasin për miratim ligjesh dhe të debatojnë me njëri-tjetrin, seanca e kësaj rradhe mori një konotacion komplet tjetër, duke qenë se shënjonte dhe pragun e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet. Teksa po mbante fjalën e tij, deputeti i Partisë Konservatore, […]