TI JE NJË LULEDIELLI

administrator
Read Time2 Minutes, 6 Seconds

“TI JE NJË LULEDIELLI” është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.

Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Dëshira për të ndihmuar fëmijët, për t’ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar dhe funksionin kjo fushatë. Për t’ju lehtësuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogelushët përballen gjatë trajtimeve e kurave, fushata “TI JE NJË LULEDIELLI” e përmbush qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara me shumë dashuri dhe përkushtim.

Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratore, të cilat do të vihen në funksion të fëmijëve të shtruar e që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltroneve të rinj për seancat e kimioterapisë. Teksa vogëlushet do të marrin trajtimin e nevojshëm në këta poltrone ata do të kenë mundësi të jenë më të qetë përgjatë seancave përmes vendosjes së kufjeve në vesh e gjithashtu do të kenë mundësi të shohin filma vizatimore, kështu gjithçka do t’i çoje në botën e tyre të bukur dhe kjo do t’ju shërbejë për një lehtësi më të madhe psikologjike, emocionale dhe fizike.

Produktet e krijuara për fushatën “TI JE NJË LULEDIELLI” janë t-shirts (bluza), përbërë nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshëm, prodhuar sipas modeleve të standardeve europiane ISO. Në këto t-shirts (bluza) është vendosur një LULEDIELLI, simbol gjithpërshirës i forcës, shpresës dhe jetës. Të gjithë ata të cilët do të bëhen pjesë e kësaj fushate kanë mundësinë të bëjnë të tyret produktet përmes blerjes online në e-Shop www.annawhitejames.com.

Le ta shpërndajmë e ta përcjellim mesazhin e fuqishëm të forcës, shpresës e jetës tek të gjithë duke blerë këto t-shirts (bluza), për të përmbushur qëllimin e kësaj fushate, blerjen e aparaturave e poltroneve të rinj, pasi këta fëmijë kane nevojë për ne, kanë nevojë për forcë, kanë nevojë për shpresë, kanë nevoje të jetojnë si ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bashkia e Tiranës rikthen “Kafe me gjyshin”, për pensionistët kafeja do të kushtojë 20 lekë

“TI JE NJË LULEDIELLI” është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT. Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Dëshira për të ndihmuar […]