“Tenda Gomisteri”

administrator
Read Time1 Minute, 38 Seconds

nga Redi Koçiu

Në ditën e 12-të të protestës së opozitës, vihet re një braktisje masive e tendës së shumëpërfolur. Pas konfliktimit me ndërkombëtarët dhe braktisjes nga ana e tyre, dëshpërimi i Lulkës kësaj radhe i ka kaluar limitet.

Braktisja ndërkombëtare dhe një injorim nga të gjithë demokratët e ndershëm, ka bërë që Luli i vocërr të dalë nga binarët dhe të çirret si një gjel në prag agonie. Thirrja për dhunë dhe destabilizim ka bërë që të harrojë rolin si kryetar opozite dhe të fillojë profesionin e gomistit. Dëshpërimi i një njeriu si Lulka arrin deri aty sa të bëjë thirrje për çarje gomash dhe thyerje xhamash, si një adoleshent rebel në kohën e pubertetit.

Frika nga Vetting-u që e ka kapluar këtë megaloman, e ka bërë të duket qesharak në sytë e gjithë botës dhe të bëhet i pabesueshëm edhe nga ithtarët më të flaktë të tij. Protesta e kësaj opozite është kthyer në një burim humori dhe keqardhjeje, pasi ky është një shembull i qartë se si një lider përdor partinë për t`u mbrojtur nga drejtësia. Lulzim gomisti duhet të kuptojë që Shqipëria nuk është pronë e tij por e shqiptarëve dhe si e tillë duhet trajtuar me respektin më të madh.

Lulka i vogël, nëse e do sadopak Shqipërinë lëre tendën e gomisterisë e hajde në parlament, voto Vetting-un dhe ktheje opozitën në kultin e demokracisë në parlament dhe jo nëpër tenda tallavaje. Nëse je aq burrë mos u fshih pas thirrjeve për çarje gomash e thyerje xhamash, por përballu në parlament siç i ka hije një opozite të ndershme.

#Vaj_medet_PD #Tenda_qe_can_goma #Lulka_turpi_i_PD

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kreu i PS, Edi Rama, rizgjidhet Zëvendës President i Internacionales Socialiste

nga Redi Koçiu Në ditën e 12-të të protestës së opozitës, vihet re një braktisje masive e tendës së shumëpërfolur. Pas konfliktimit me ndërkombëtarët dhe braktisjes nga ana e tyre, dëshpërimi i Lulkës kësaj radhe i ka kaluar limitet. Braktisja ndërkombëtare dhe një injorim nga të gjithë demokratët e ndershëm, […]