“Tenda e Parukerisë”/ nga Redi Koçiu

administrator
Read Time1 Minute, 38 Seconds

Vijon protesta “e ethshme” e Partisë Demokratike nën tendën famoze, e cila për hir të së vërtetës ka kohë që e ka humbur funksionin për të cilën pretendohet se u krijua. Hipokrizia e drejtuesëve të tendës ka arritur kulmin, duke degjeneruar deri në dhunë fizike ndaj “patriotit” Nik Spahiu. Ky “patriot” i flaktë dikur protestonte “kurrë me Berishën”, ndërsa sot proteston nën një tendë me të.

Në fakt: më shumë se për hallet e popullit, kryetari i opozites, hollandezi Basha, kujdeset që t`i lyejë sa më bukur flokët dhe të ngjajë sa më fotozhenik në kamera.

Shembullin e lyerjes së flokëve – si të Bashës- na e ndjek edhe patriot Spahiu së bashku me parukier Neranxin, por turpi i tyre nuk mbaron me kaq. Si papagallë shumëngjyrësh, këta manekinë politikë më shumë se krerë të një proteste ngjajnë si “Tre Mosketierët” me paruke; të cilat janë bërë mjaft qesharakë në sytë e popullit, aq sa janë bërë të pabesueshëm edhe për ata që i ndjekin nga pas.

Basha me modelin e tij të flokëve si Superman, tenton të udhëheqë opozitën në një rrugë qorre me pretendimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërkohë që ky Superman parukier në disa raste e ka treguar që është armik i betuar i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Braktisja popullore që po i bëhet tendës së parukerisë ka alarmuar krerët e protestës që thirrjet e tyre i kanë drejtuar drejt dhunës. Frika nga Vetting-u i ka bërë këta sharlatanë hipokritë të dridhen nën vete dhe t`u rrëshqasë situata nga duart. Shqiptarët tashmë besojnë tek një proces i drejtë zgjedhor dhe janë të bindur që procesi i Vettingut do të jetë themeli kryesor i një shteti të drejtë dhe ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

TI JE NJË LULEDIELLI

Vijon protesta “e ethshme” e Partisë Demokratike nën tendën famoze, e cila për hir të së vërtetës ka kohë që e ka humbur funksionin për të cilën pretendohet se u krijua. Hipokrizia e drejtuesëve të tendës ka arritur kulmin, duke degjeneruar deri në dhunë fizike ndaj “patriotit” Nik Spahiu. Ky […]