Të zgjedhim parfumin e përshtatshëm për lëkurën tonë

administrator
Read Time2 Minutes, 4 Seconds

Parfumi është një nga miqtë më të mirë të femrave. Nëse futemi në një parfumeri një femër mund të humbasi kontrollin përballë shisheve të parfumeve. Dëshira dhe `tundimi` i çdo femre është t`i provojë të gjitha nga pak deri sa të zgjedhi një që mund t`i përshtatet personalitetit të tyre.

Por përpara se të vendosim të bëjmë tonin një parfum duhet të dimë se cili është parfumi më i mirë. Ekzistojnë disa formula që përcaktojnë sa zgjat aroma e një parfumi. Parfumi i vërtetë ka një përqindje esence e cila varion nga nga 20% dhe 50%, eau de parfum mes 10% dhe 15%, eau de toilette mes 3% dhe 8%, ndërsa kolonja ka një prezencë aromatike 3%. Sa më e madhe të jetë përqindja e esencës prezente, aq më shumë zgjat intensiteti aromatik.

 

Si të “provojmë” parfumi

Ekspertët tregojnë se kemi vetëm 3 mundësi për të provuar parfumin, pas këtij numri provash hunda nuk arrin më të perceptojë dhe të dallojë me aromat. Kur jemi në dyqan është mirë të merrni ndonjë këshillë dhe të provoni aromën mbi lëkurë, sepse çdo aromë varet nga PH që ka lëkura dhe në këtë mënyrë parfumi transformohet. Para se të blini një parfum do të ishte mirë të prisnit të paktën një orë , kjo është koha e duhur që parfumi të tregojë notat e tij aromatike dhe evoluimin e tij mbi lëkurë.

 

Tipet e aromave

Aroma që perceptojmë pas një sprucimi manifestohen në mënyra të ndryshme dhe emërtohen si “koka”, “zemra”, dhe “fundi”. Ato të kokës janë perceptime që kuptohen në mënyrë të menjëhershme, pak momente pas sprucimit, ato të zemres shfaqen pas 10 minutash ndërsa ato të fundit janë më të thella dhe qëndrojnë derisa parfumi zhduket i teëri. Në parfumin e vertetë, ai me një përqindje të lartë esence, gjendet te të gjithë aromat e fundit, në eau de parfum shfaqen mbi të gjitha aromat e zemres, ndërsa eau de toilette gjendet aroma e kokës, kolonja lëshon një kënaqësi dhe zhduket për 30 minuta.

 

Metoda më e mirë.

Pikat në të cilat një aromë nuhatet më shumë janë ato klasiket, në qafë, në pulse, në bërryla dhe pas veshëve. Parfumi   ruhet në një vend të thatë  dhe larg nga burimet e nxehtësisë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pse kërcasim gishtërinjtë?

Parfumi është një nga miqtë më të mirë të femrave. Nëse futemi në një parfumeri një femër mund të humbasi kontrollin përballë shisheve të parfumeve. Dëshira dhe `tundimi` i çdo femre është t`i provojë të gjitha nga pak deri sa të zgjedhi një që mund t`i përshtatet personalitetit të tyre. […]