Të shikosh filma apo të lexosh?

administrator
Read Time1 Minute, 20 Seconds

Të gjithëve na pëlqen që kohën e lirë ta kalojmë në mënyra të ndryshme. Disave u pëlqen që të dalin për një kafe, disa të tjerë pëlqejnë të shohin filma ndërsa të tjerë kanë pasion leximin. Pra me pak fjalë, ka shumë gjëra që mund të bësh për të kaluar kohën e lirë.

Por cila është alternativa më e mirë? Padyshim që të lexosh një libër është më mirë pasi është një proces i cili të hap horizonte të reja. Por nëse keni nevojë për një motivim të vogël për t’i shkuar në fund faqeve të librit që keni filluar të lexoni apo keni bërë në plan të lexoni, mos u mërzisni, këtë ua ofron Universiteti Kingston.

Sipas një studimi të realizuar në këtë universitet në Londër, ata që lëxojnë në vend se të shikojnë televizion, kanë më shumë gjasa të sillen në një mënyrë më shoqërore. Me fjalë të tjera, leximi në të vërtetë mund t’ju bëjë njerëz më “të bukur”.

Nga 123 personat që morën pjesë në studim rreth librave dhe preferencave në televizion, rezultatet tregojnë se ata që lexojnë janë më të prirur për t`u sjellë më mirë në shoqëri dhe tregojnë interes për të tjerët. Ndërkohë që ata të cilët shikojnë televizon apo shfaqje, janë më pak të interesuar për të tjerët.

Pra mendohuni dy herë para se të vendosni. Lexim të këndshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 15 maj?

Të gjithëve na pëlqen që kohën e lirë ta kalojmë në mënyra të ndryshme. Disave u pëlqen që të dalin për një kafe, disa të tjerë pëlqejnë të shohin filma ndërsa të tjerë kanë pasion leximin. Pra me pak fjalë, ka shumë gjëra që mund të bësh për të kaluar […]