“Të rinjtë bëjnë ligjin!” / Kuvendi i Hapur

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 13 Seconds

Si çdo të hënë, “Kuvendi i hapur për të rinjtë” ka qenë aktive për të vizituar Kuvendin e Shqipërisë nga nxënësit e gjimnazeve, përkatësisht “Andon Zako Çajupi” dhe “Eqerem Çabej”.
Kjo nismë njihet si e drejtë e të rinjve për t’u njohur më shumë me kuvendin,historinë, funksionin e parlamentarizimit.Falë deputetit të Partisë Socialiste, z.Ervin Bushati, i cili ka kontaktuar me Drejtorinë e Zyrës Vendore Arsimore të Tiranës për të bërë të mundur qe nxënësit dhe studentët të jenë më pranë asaj çka në televizor duket, ndoshta e paprekshme.
Ky mësim i hapur është një mundësi e mirë e një hap i rëndësishëm për të shkëmbyer ide të ndryshme dhe për të kuptuar se cili është botëkuptimi i këtyre të rinjve, që jo më kot i themi dhe “E ardhmja e këtij vendi” rreth qeverisjes dhe për të dëgjuar dhe ide të tyret.
Qëllimi i kësaj nisme është të shërbejë si komunikim midis dy palëve ku të rinjtë të jenë pjesë e vendimmarrjeve të legjislacionit të Shqipërisë.
Kjo mundësi i bën studentët dhe nxënësit të njihen nga afër me ligjvënësit dhe “të bëjnë ligjin” duke dhënë mendimin e tyre kritik rreth kësaj eksperience.

Artikull nga: Aurora Gjika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Konferenca e Donatorëve/Rama: Jashtë çdo pritshmërie

Si çdo të hënë, “Kuvendi i hapur për të rinjtë” ka qenë aktive për të vizituar Kuvendin e Shqipërisë nga nxënësit e gjimnazeve, përkatësisht “Andon Zako Çajupi” dhe “Eqerem Çabej”. Kjo nismë njihet si e drejtë e të rinjve për t’u njohur më shumë me kuvendin,historinë, funksionin e parlamentarizimit.Falë deputetit […]