Të qëndrojmë të “shëndetshëm” & kur bota duket “jashtë- kontrolli”

Kledina Skëndo
Read Time7 Minutes, 0 Seconds
Ndaloni dhe merrni frymë. Bota do të vazhdojë të rrotullohet. 

Ekspozimi ynë i vazhdueshëm,  ndaj lajmeve dhe titujve ka një ndikim gati të pamëshirshëm për të frymëzuar frikë. Ndërsa lajmet vazhdojnë të shfaqin titujt e tyre shqetësues në telefonat dhe Tv-të  tona, nuk është e pazakontë të ndjehemi  nervozë për gjendjen e botës. 

Dhe shpesh ndodh, që shumë njerëz janë nën efektin e stresit. Mbi 50 përqind e amerikanëve dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet aktuale, por  me pas thonë se lajmet janë një burim stresi, sipas sondazhit të Shoqatës Psikologjike Amerikane për vitin 2019 “Stresi në Amerikë”.  

Më gjerësisht, amerikanët janë ndër njerëzit më të stresuar në botë, 55 përqind e të rriturve  thonë se kanë përjetuar më parë stres gjatë “një ditë të lodhshme”, sipas një sondazhi të Gallup. 

Drejtuar titutjeve në lajme është e lehte të besohet se bota është duke përfunduar. Kur në shkallë të gjerë në stacionet e informimit televizive flitet për ngjarje të  tilla si  – një pandemi – preken shumë grupe shoqërore, njerëzit ndiejnë  nevojën për  ta diskutuar atë më gjerësisht dhe më shpesh, tha Dr. Kathleen Smith, terapist dhe autor i “Jo gjithçka është e tmerrshme: pushtoni pasiguritë tuaja, ndërpresni ankthin, dhe dhe më në fund qetësoheni.” 

“Njerëzit janë në gjendje të imagjinojnë skenarin e rastit më të keq, që është një tipar që kafshët e tjera nuk e kanë,” tha ajo. “Kjo aftësi për të parashikuar  dhe për të parandaluar  na ka ndihmuar të mbijetojmë.  

Ka mënyra për të përballuar realitetin dhe kur ai duket i ashpër – dhe mënyra më e mirë është ti kujtojmë vetes  se bota do të vazhdojë të rrotullohet. 

“Ankthi” 

“Kur njerëzit panikosen, është një mënyrë e gabuar për të provuar për të rimarrë kontrollin,” tha Dr. David Rosmarin, themeluesi dhe drejtori i Qendrës për Ankth dhe asistent- profesor në departamentin e psikiatrisë në Shkollën Mjekësore Harvard. 

Ne përpiqemi ti rregullojmë emocionet tona kur jeta duket jashtë kontrollit, tha Dr. Rosmarin. Por parashikimi i skenarit përfundimtar dhe vdekje prurws si mjet për të marrë kontrollin nuk është veçanërisht i efektshëm. Duke u hedhur në skenarë të rasteve më të këqija, gjenerohen vendimmarrje të dobëta, ai tha se: Njerëzit priren të adoptojnë një qëndrim “moskokëcarës”, i cili mund të kontribuojë në dëshpërim.

Ndonjëherë mendimet katastrofike mund të bëhen profeci vetë-përmbushëse, tha Dr. Smith. Për shembull: Një panik i përhapur në lidhje me mungesën e letrës higjienike në të vërtetë rezultoi në një masë të blerësve që nxituan të blinin letër higjienike, duke krijuar kështu një mungesë në rezerva.  

Prano pasigurinë 

Megjithëse ngjarja e fundit mund të pikturojë një gjendje të tronditur, ne jetojmë në një kohë relativisht të sigurt, tha Dr. Rosmarin. Më pak se një shekull më parë, kërcënimet e vazhdueshme të luftës ishin një realitet me të cilin ne nuk jemi të mësuar në ditët e sotme. 

Për shkak të asaj ndjenje të përgjithshme të sigurisë, ne nuk jemi mësuar të trajtojmë situata të tilla pasigurie , tha Dr. Rosmarin. Për ta pranuar më mirë të panjohurën, duhet të heqim dorë nga kontrolli dhe të ruajmë besimin se autoritet që  po punojnë për të zgjidhur çështje në shkallë të gjerë-  për shembull, gjë të cilën ne e bejmë në mënyrë të pandërgjegjshme  çdo herë që përdorim tranzitin publik dhe aeroplanët. 

“Kur dera e kabinës së avionit mbyllet dhe  nuk jam unë që drejtoj,” tha ai, “Unë jam i lumtur sepse nuk di si të ngasë  aeroplanin dhe ti nuk  do dëshiroje që unë të ngisja një aeroplan.” 

 Rini tek faktet 

Ankthi na bën të ndihemi të pafuqishëm, tha Dr Steven Stosny, një terapist i cili shpiku termin “Headline Stress Disorde/ Çrregullim Stresi nga titujt e lajmeve”, ose ndjenja e stresit lindur nga lajmet. Një ndjenjë e pafuqisë atëherë ngjall frikë se ne nuk do të jemi në gjendje të trajtojmë pasojat e një ngjarje të tmerrshme, qoftë papunësi apo sëmundje. Sidoqoftë, ne priremi të ekzagjerojmë ashpërsinë e kërcënimit dhe të nënvlerësojmë aftësinë tonë për tu përballuar me to, tha ai.

“Ne përshtatemi më mirë sesa mendojmë se mund të bëjmë,” tha ai. “Dhe kjo është mbijetesa.” 

Në vend që të ndihemi të pafuqishëm, vlerësoni atë që dini se është e vërtetë në këtë moment. Mendoni: Kam shëndetin tim, kam familjen time, ende mund të bëj ushqime të shijshme. 

Shfrytëzoni realitetin tuaj duke i bërë vetes pyetje të drejtpërdrejta, si: “Cilat janë përgjegjësitë e mia ndaj vetes, familjes time dhe komunitetit ?” dhe “Cilat probleme të bazuara në realitet më duhet të zgjidh sot?” sugjeroi Dr. Smith. 

“Për mua, kjo tregon se jeni shumë  të përgjegjshëm, sepse ju po përgjigjeni ndaj realitetit dhe jo makthit, i cili është i lehtë për tu përfshirë ,” tha ajo. “Nëse mendoni vetem për skenarin e rastit më të keq, nuk do t’ju ndihmoj. Ju  paralizoheni ngadalë sepse ajo  bëhet e pakontrollueshme ” 

Shmangni të menduarit  për “gjithçka ose asgjë”         

Kur lajmet dhe faktet ndryshojnë vazhdimisht, mund të jetë e lehtë të hidhesh në përfundime dhe të plotësosh boshllëqet, tha Dr. Smith. Sidoqoftë, ne nuk duhet të nxitojmë të përpunojmë ngjarjet aktuale me mendime bardh e zi. Absolutisht, nuk është një mënyrë e shëndetshme për të përballuar, dhe është e zakonshme në mesin e atyre personave me depresion. 

Për të shmangur këtë model të menduari, jepini  rrethanave nuanca. Vetëm sepse një pjesë e vogël e ngjarjeve  në axhendën tuaj u anuluan, nuk do të thotë se bota po zhytet në izolim – kjo do të thotë që liderët tanë kujdesen për sigurinë tonë dhe po marrin masa paraprake. Dr Smith sugjeron të shkruani mendime të tilla nervoze ose t’i jepni një emër shqetësimit tuaj. “Unë e quaj ankthin tim Carl,” tha ajo. “Carl thotë se bota ka të ngjarë të përfundojë – dhe kjo më bën të shkoj, Carl ndoshta nuk e di se për çfarë po flet. Ndonjëherë shtimi i  humorit mund tju ndihmojë. ” 

Kujdesuni për veten tuaj 

Hulumtimet kanë treguar që ankthi ndikon në aftësitë tona të vendimmarrjes, ju doni të merrni vendime duke qënë mirë të informuar për veten dhe familjen tuaj. Mbajeni veten në formë me elementë të kujdesit për veten: Studimet kanë treguar që ushtrimi, gjumi i thellë dhe ndërveprimet shoqërore – edhe nëse është thjesht një telefonatë ose bisedë video – zvogëlojnë stresin dhe ankthin. Ju gjithashtu mund të dëshironi të tërhiqeni nga media sociale ose të gjeni mënyra për ta bërë përvojën më pak të ashpër nga ana nervore. 

Edhe nëse mbledhjet në grup nuk janë të mundshme, merrni pjesë në  thirrjet e FaceTime dhe mesazhe, sugjeroi Dr. Rosmarin. “Vetëm se ne jemi të ndarë fizikisht sdo të thotë se duhet të jemi të izoluar nga shoqëria.”

Por mos harroni të fikni teknologjinë përfundimisht. Në kohë krize, Dr. Rosmarin këshilloi të shmangnin telefonat dhe burimet e tjera të lajmeve të paktën një orë para gjumit. 

Përfshihuni  

Dhuroni ose vullnetarizoni me një organizatë që ju mendoni se po jep kontribute pozitive, qoftë në vend, kombëtare andërkombëtar. Jo vetëm që puna vullnetare ul rrezikun e depresionit dhe u jep pjesëmarrësve një ndjenjë qëllimi, por gjithashtu mund të zvogëlojë nivelin e stresit.

“Çdo gjë që ju bëni në mënyrë aktive do të ndihmojë,” tha Dr. Stosny.

Dhe është OK  nëse këto përpjekje bamirësie përfundojnë me një orë virtuale të lumtur apo ëmbëlsirë si shpërblim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Situata nga CoVid-19/Rama, mesazh sensibilizues për qytetarët

Ndaloni dhe merrni frymë. Bota do të vazhdojë të rrotullohet.  Ekspozimi ynë i vazhdueshëm,  ndaj lajmeve dhe titujve ka një ndikim gati të pamëshirshëm për të frymëzuar frikë. Ndërsa lajmet vazhdojnë të shfaqin titujt e tyre shqetësues në telefonat dhe Tv-të  tona, nuk është e pazakontë të ndjehemi  nervozë për […]