Të përhumbur në botën magjike të librit

administrator
Read Time2 Minutes, 17 Seconds

“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare

“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.”― Jorge Luis Borges

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”― Charles William Eliot

“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh.”― Joseph Brodsky……

Nuk mund të përshkruanim më mirë rëndësinë dhe bukurinë e librit se sa me shprehjet e thëna nga personalitetet e cituar më lart. Prandaj në këtë shkrim nuk do të zgjatemi shumë. Por, vetëm do të rendisim disa nga librat e konsideruar si më të bukurit e kohës.
– “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy
Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi nga një ëndërr aristokratike

– “Zemrat e errësirës” nga Jozef Konrad

– “Pushtimi i botës”, tha Konrad, “nuk është një gjë e bukur”
– “Xhejn Ejr” nga Sharlot Brontw
Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, zoti Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.

– “Turpi” nga JM Kortez
Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.

– “David Koperfild” nga Çarls Dikens
Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë-biografik të Dikensit.

– “Zonja Bovari” nga Gustav Flobert
Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore e çojnë një doktor provincial drejt agonisë.

– “Vallëzim me muzikën e kohës” nga Anthony Powell
Saga me dymbëdhjetë libra, ku personazhi kryesor vesh “llojin e gabuar të xhaketës”

– “I dashur” nga Toni Morrison
Udhëtimi deri në skutat më të errëta të skllavërisë amerikane

– “Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel Garsia Markez
Miti dhe realiteti shkrihen në mënyrë magjike së bashku në sagën e familjes kolumbiane

– “I huaji” nga Albert Kamy
Francezi që vrau një shok arab në Algjeri dhe pranoi indiferencën e botës.

– “Xha Gorioi” nga Honore de Balzak
Një dozë zhgënjyese e realitetit. Anti-heroi u bë një legjendë në ngjitjen e pamëshirshme të shkallës së shoqërore.

– “Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin
Pasion, poezi dhe pistoleta në këtë roman dashurie

– “Një mijë e një net”, anonim
Nusja e re e një mbreti persian tregon përralla për ngadalësimin e melankolisë pas aktit seksual.

Jemi të sigurtë që janë vetëm pak, një pjesë shumë e vogël e asaj pasurie që ofron literatura, prandaj kërkojmë sygjerime dhe nga ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Një mëngjes i mirë, jetë më e shëndetëshme

“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare “E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.”― Jorge Luis Borges “Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe […]