Tatimi progresiv/Bushati: Për zhvillimim ekonomik, bizneset paguajnë më shumë

Bleona Hoxha
Read Time51Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati i ftuar në studion e televizionit Ora News, foli rreth tatimit progresiv, si një hallkë kyçe në programin e Rilindjes, për të çuar përpara ekonominë shqiptare.

Bushati deklaroi se qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë më shumë për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët.

‘Qeveritë e djathta mendojnë që biznesi duhet tatuar më pak dhe qytetarët nuk duhet të shijojnë të mirat e zhvillimit ekonomik. Ne mendojmë që biznesi duhet të paguajë pak më shumë, prandaj kemi pasur tatimin progresiv’, shprehu deputeti.

Më tej  Bushati shtoi se ata që përfitojnë më shumë nga ekonomia janë bizneset e  mëdha sepse kur ndërtohet një rrugë, nuk e përdorin këmbësorët si puna jonë, por e përdorin kompanitë kryesore dhe në 80% të rasteve rruga është ndërtuar për kompanitë.

‘Ata do paguajnë më shumë taksa. Kjo është logjika jonë’, theksoi së fundmi kryetari i PS-Tiranë.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama në Washington, takime në kuadër të Rindërtimit

Deputeti socialist, Ervin Bushati i ftuar në studion e televizionit Ora News, foli rreth tatimit progresiv, si një hallkë kyçe në programin e Rilindjes, për të çuar përpara ekonominë shqiptare. Bushati deklaroi se qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë më shumë për të ndërtuar një shoqëri të […]