Tashme edhe tjegullat prodhojne elektricitet

administrator
Read Time1 Minute, 28 Seconds

Elon Musk ka prezantuar për njerëzit e thjeshtë shpikjen e fundit dhe mjaft inovative të kompanisë së tij Tesla, Çatia Fotovoltaike. Në tjegullat speciale të kësaj çatie fshihen panelet fotovoltaike, gjë që e bënë të vështirë dallimin nga çatite tradicionale.tjegllat

Tjegullat e këtyre çative janë realizuar prej qelqi të përpunuar, në sipërfaqen e tyre kemi vrima mikroskopike të cilat bëjnë të mundur futjen e rrezeve të diellit. Vrimat në sajë të këndit të shikimit bëjnë të mundur fshehjen e panelit që ndodhet nën tjegull. Tesla pretendon se xhami i temperuar do të jetë “i fortë sa çeliku“, pothuajse i përjetshëm dhe në të vendosen elemente që ndihmojnë në shkrirjen e deborës e ngricave gjatë temperaturave të ulta.

gg

Këto tjegulla do ofrohen në katër kompozime arkitektonike në varësi të kërkesave dhe do behet i mundur bashkëveprimi me Tesla’s Powerwall 2 (e cila ështe një bateri që ruan për ditë të tëra energjine elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike) duke mundësuar që pothuajse të gjitha banesat të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme për energji elektrike. Tesla gjithashtu është në punë për përmirsimin e teknologjisë së vrimave në tjegulla duke bërë reflektimin e rrezeve të diellit për të rritur efiçensën e çdo tjegulle.

ggg

Çmimi i sistemit akoma nuk është bërë i ditur por Musk thotë se do jete më i lirë se vendosja e një çatie tradicionale. Hedhja në treg i këtij produkti pritet të jetë vitin tjetër.

Testi i rezistencës

Përgatiti: R.Xhelilaj/ zemraetiranes.al

Marrë nga archdaily.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Votim Online/ Cilin nga kandidatët mbështesni në garën për kreun e FRESSH Njësia #8 ?

Elon Musk ka prezantuar për njerëzit e thjeshtë shpikjen e fundit dhe mjaft inovative të kompanisë së tij Tesla, Çatia Fotovoltaike. Në tjegullat speciale të kësaj çatie fshihen panelet fotovoltaike, gjë që e bënë të vështirë dallimin nga çatite tradicionale. Tjegullat e këtyre çative janë realizuar prej qelqi të përpunuar, […]