Taksat, 80 përqind/ Bashkia e Tiranës rrit të ardhurat

Editor
Read Time1 Minute, 19 Seconds

Qytetarët e Tiranës, në periferi apo qendër e kanë kuptuar tanimë që pagesa e taksave dhe tarifave vendore nuk është  dëshirë por është detyrim ligjor.

Përfshirja e këtyre detyrimeve në faturën e ujit të pijshëm ka sjellë rritje të konsiderueshme të shlyerjes së këtyre detyrimeve.

“Ka një rritje drastike të qytetarëve që paguajnë. Përfshirja në faturën e ujit të pijshëm ishte zgjidhja më e mirë dhe që shuma totale u plotësua për çdo muaj. Qytetarët paguajnë çdo muaj 100 lekë për infrastrukturën arsimore, 150 lekë për pronën dhe 450 lekë për pastrimin”, tha Arli Naska, drejtor i përgjithshëm i tatimeve dhe taksave vendore.

Tarifa e pastrimit apo taksa për pronën  është detyrim ligjor por më parë ajo duhej të mblidhej nga minibashkitë që si masë shtrënguese kishin mosdhënien e certifikatave në rast mos shlyerje detyrimi.

“Nëse më parë ishte një përqindje në 0.000 x % sot mund të themi që kemi arritur të mbedhin rreth 80 %”, thotë Naska.

Nga ana tjetër nuk ka me biznese që nuk paguajnë detyrimet vendore, arkëtimi i të cilave thotë drejtori është dyfishuar.

“Krahasuar me 2015 patëm një ritje 2.5 herë ndërkohë që duke u krahasuar  për këtë 4 mujor të vitit me veten tonë sërish, kemi dyfishim”, vijon ai.

Sipas Naskës çdo taksë e mbledhur përkthehet në investim në rrugë, kanalizime, pastrim dhe jo vetëm në qendër por në të gjithë Tiranën e madhe.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Basha, kryetari dixhital i PD-së

Qytetarët e Tiranës, në periferi apo qendër e kanë kuptuar tanimë që pagesa e taksave dhe tarifave vendore nuk është  dëshirë por është detyrim ligjor. Përfshirja e këtyre detyrimeve në faturën e ujit të pijshëm ka sjellë rritje të konsiderueshme të shlyerjes së këtyre detyrimeve. “Ka një rritje drastike të […]