Takimi me Von der Leyen/Rama: Në fokus Konferenca e Donatorëve dhe negociatat

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 49 Seconds

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit detaje nga takimi i mbrëmshëm me presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Rama deklaroi se ka biseduar gjatë me Von der Leyen dhe në fokus të diskutimeve mes tyre ka qenë Konferenca e Donatorëve dhe çështja e çeljes së negociatave.

”Dje takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me karrierë të admirueshme dhe njohjen e çështjeve europiane. Na mundësoi një bashkëbisedim të hapur që zgjati dy orë e ca. Vizita kishte në thelb adresimin e problematikës së pas tërmetit dhe fokus Konferencën e Donatorëve të thirrur nga ajo. Ishte një bisedë që kishte një pjesë informative dhe ne informuam për të gjitha aspektet që nga trajtimi i familjeve, tek raporti i dëmeve, masterplani i Rindërtimit dhe të gjitha planet vendore, kalendari i këtij procesi dhe plani ynë i financimit të këtij plani masiv që po të shohim dëmet i tejkalon mundësitë tona. Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i mbështetjes së operacionit të Rindërtimit. Serioziteti i Konferencës së Donatorëve është maksimal. Plani i von der Leyen shkon më tej. Kaluam më pas në temën e saj të preferuar për përshpejtimin e çeljes së negociatave’, ka deklaruar Rama.

Më tej kreu u qeverisë shtoi se presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave dhe ndërkohë është po kaq e sigurtë që fati i vendimit mbi negociatat do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të BE-së mbi vetveten. 

‘Strategjia e negociatave është vetëm një pjesë e Komisionit të ri për nxitjen e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Von der leyen është entuziaste për të çuar përpara marrëveshjen e Berlinit dhe për të mbështetur Minishengenin ballkanik politikisht dhe financiarisht’, shprehu kryeministri.

Së fundmi Rama bëri me dije se  dita e sotme do vijojë me takimin  me kryetarin e OSBE-së në  selinë e NATO-s dhe pasdite vonë kthehet në Tiranë.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kuvendi në seancë plenare/Bushati, ftesë të rinjve për pjesëmarrje

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit detaje nga takimi i mbrëmshëm me presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Rama deklaroi se ka biseduar gjatë me Von der Leyen dhe në fokus të diskutimeve mes tyre ka qenë Konferenca e […]